• |
ide | kryesore

“Kampionat i sëmurë, Rocchi të dorëhiqet”: presidenti Iervolino kërcënon ta heqë Salernitanën nga Italia

F1, Sport, Video
Iervolino



Salernitana nuk e ka kapërcyer dot humbjen ndaj Napolit që erdhi në minutën e 96′ me një gol të kosovarit Rrahmani. Goli sidoqoftë është njollosur nga një faull i mëparshëm i Demme. Presidenti i Salernitanës, Iervolino, nuk e ka fshehur zemërimin dhe madje kërcënoi ta çojë skuadrën në një tjetër Ligë.

AKUZAT NDAJ ROCCHI DHE ARBITRAVE

Pas shpërthimit të teknikut Filippo Inzaghi që kërkoi respekt për Salernitanën dhe polemikave në rrjetet sociale nga Candreva, vjen shpërthimi i presidentit Iervolino. Ai, në fund të ndeshjes, u vërsul kundër arbitrit dhe të gjithë sistemit të futbollit italian. Këto janë fjalët e tij: “Nuk i duam më këta arbitra. Po vlerësojmë një padi për dëme të shkaktuar. Duhet të fillojmë nga koka ndaj do të kërkojmë dorëheqjen e dizenjatorit Rocchi. Të gjithë janë përgjegjës dhe bashkëfajtorë në këtë situatë”. Më pas ai rriti dozën e sulmit mbi sistemin e futbollit italian: “Historia do t’i kujtojë këta arbitra si më të këqijtë në futbollin tonë, një turp i paparë. Arbitrin e sotëm do ta kujtojmë për jetë, askush nuk na telefonoi për të kërkuar falje”.

Lexo më tej: Salernitana e tërbuar për arbitrimin, CEO Milan: “Po Gatti përse nuk u përjshtua?”

KËRCËNIMI PËR TË BRAKTISUR ITALINË

Presidenti Iervolino nuk i kurseu fjalët dhe madje kërcënoi se do t’i thotë lamtumirë kampionatit italian: “Ndaj Simy ishte një penallti dhe ai i Demme ishte një faull. Është një futboll i sëmurë dhe nëse më thërret një kampionat tjetër, do të marr në konsideratë të shkoj atje”. Një faqe tjetër për t’u harruar për arbitrat dhe VAR-in.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *