• |
ide | kryesore

Studimi/ Si degradoi parlamenti në noter të qeverisë Rama

Arkiva, Kryesore, Lajme
lindita nikolla


Instituti i Studimeve Politike ka publikuar raportin vjetor të aktivitetit të Parlamentit shqiptar, për periudhën shtator-dhjetor 2023. Kjo është periudha kur deputetët e opozitës u ngritën në protestë për të drejtën e tyre për komisione hetimore. Në përgjigje, mazhoranca i ka ndëshkuar në masë me përjashtime, ashpërsoi rregulloren dhe ndryshoi ligjin për komisionet hetimore.

Por përtej pamjeve të dhunës fizike që kemi parë gjatë muajve të fundit të vitit 2023, studimi i ISP tregon atë që konsiderohet ndryshe edhe si tirania e shumicës dhe që syri e ka më të vështirë ta kapë.

Në raport konstatohet se parlamenti e ka humbur funksionin e tij kushtetues të pushtetit legjislativ që shërben edhe si kontrollues i qeverisë. E kundërta është e vërtetë. Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit në kuvend ka bërë vetëm rolin e noterit të propozimeve që vinin nga qeveria Rama duke rrëzuar të gjitha nismat e deputetëve.

Ky degradim i kuvendit si një dikaster i qeverisë, është shoqëruar edhe me ndëshkime të shumta për deputetët e opozitës, shoqëruar me eleminimin e mekanizmave të kontrollit të qeverisë si interpelancë, pyetje, mocion me debat apo kërkesa për informacion.

Gjithashtu parlamenti ka dështuar të kryejë detyrën në zgjedhjen e disa krerëve të institucioneve si Avokati i Popullit dhe Komisionerin kundër Diskriminimit.

GJETJET KRYESORE TË MONITORIMIT

Kuvendi si organi përfaqësues i popullit, në veprimtarinë që lidhet me funksionin e tij ligjvënës (miratimi i ligjeve dhe plotësimi i kuadrit kushtetues dhe ligjor të nevojshëm për funksionimin demokratik të shtetit dhe jetës shoqërore); me funksionin e tij zgjedhës (zgjedhja e disa prej funksionarëve më të lartë të shtetit); si dhe me funksionin e kontrollit dhe mbikëqyrjes (kërkesën e llogarisë ndaj institucioneve publike duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve), duhet të udhëhiqet nga parimet kryesore të shtetit të së drejtës dhe respektimi i standardeve të etikës, sjelljes dhe transparencës. Nga vlerësimi i përgjithshëm i stafit monitorues të ISP-së rezulton se gjatë sesionit parlamentar shtator – dhjetor 2023:

I. Sesioni u dominua nga konfliktualiteti politik dhe incidentet e shumta, dobësim i dukshëm i aktivitetit parlamentar dhe rolit të parlamentit në sistemin politik, kufizim të lirive politike të deputetëve dhe keqpërdorim i përfaqësimit në funksion të agjendave personale politike. Rreth 50% e aktivitetit parlamentar ishte formal, me një mazhorancë që miraton akte ligjore pa debat dhe një opozitë që tenton të pengojë fizikisht dhe me mjete joparlamentare funksionimin e Kuvendit. Seancat plenare shënuan rekord historik për minutazhin minimal, vetëm në 8 minuta u votua edhe buxheti i shtetit 2024 dhe mesatarisht një ligj/vendim kaloi çdo 2 minuta seancë plenare.

II. Kuvendi nuk miratoi asnjë reformë të rëndësishme gjatë sesionit të vjeshtës. Aktet e miratuara janë kryesisht në funksion të agjendës ditore dhe nevojave të Këshillit të Ministrave, i cili ishte iniciues i 100% të ligjeve të miratuara. Nismat e deputetëve janë rritur ndjeshëm, por komisionet e përhershme nuk janë angazhuar në shqyrtimin e tyre duke i lënë në harresë prej muajsh të tërë. Disa nisma u rrëzuan në seancë plenare, një sinjal dekurajues për deputetët në ushtrimin më të madh të së drejtës ligjvënëse. Jo të gjitha nismat ligjore të propozuara nga deputetët i nënshtrohen konsultimit publik. Në rastet kur procesi kryhet, publikohet vetëm nisma ligjore pa përfshirë ligjin e përditësuar për të cilin propozohen ndryshime. Mungesa e këtij të fundit sjell vështirësi në të kuptuarin e ndryshimeve të propozuara.

III. Deputetët më aktivë dhe me bilanc pozitiv në parlament ishin Tabaku e Zhupa (PD), Brace e Bushka (PS). Gratë deputete patën efikasitet më të lartë sesa gjinia tjetër. Në total 41 deputetë nuk patën asnjë diskutim dhe rreth 30 deputetë nuk dëshmuan ndonjë kontribut real në komisione ose në seancat plenare. Në Kuvend vijon të mbingarkohet me angazhime një pakicë deputetësh ndërkohë që pjesa e madhe e deputetëve kanë aktivitet formal.

IV. Kuvendi nuk shënoi progres në funksionin kushtetues të kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv. Numri i shfrytëzimit të mekanizmave kushtetues dhe atyre të parashikuara me Rregullore (interpelancë, pyetje, mocion me debat, kërkesa për informacion) ishte i ulët. Shumica parlamentare rrëzoi kërkesat e pakicës për ngritje të dy komisioneve hetimore me arsyetimin se objekti dhe fusha e veprimit nuk respektojnë standardet dhe parimet kushtetuese, ndërkohë që nuk pati asnjë përpjekje nga ky krah politik për të propozuar formulime alternative dhe për t’i dhënë mundësinë pakicës që të riformulonte kërkesën e saj, sikurse vlerëson Gjykata Kushtetuese (GJK).

V. Kuvendi nuk përmbushi funksionin e vet zgjedhor, duke krijuar 23 vakanca, përfshirë vakancën për Avokatin e Popullit dhe Komisionerin kundër Diskriminimit, dy institucione me rëndësi në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Mosrespektimi i afateve nga organet e përfshira në procesin zgjedhës/emërues ndikon negativisht në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vetë institucionit, pavarësisht se ligjet organike garantojnë vazhdimësinë institucionale duke lënë hapësirë për qëndrimin në detyrë të anëtarit të organit deri sa të zëvendësohet. Rastet e dorëheqjeve apo shkarkimit nga detyra krijojnë boshllëk institucional. Në disa raste vazhdimësia garantohet vetëm për tre muaj. Po ashtu, Kuvendi nuk arriti të marrë vendim për rotacionin nga shoqëria civile dhe grupet e interesit në organet e rëndësishme të qeverisjes së drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, – shenjë kritike që mund të lexohet edhe si pakt i heshtur për të shtyrë mandatet aktuale të zyrtarëve me mandat të përfunduar në këto organe.

VI. Kuvendi ka bërë hapa pas në drejtim të jetësimit të standardeve të parandalimit të konfliktit të interesit dhe të integritetit në aktivitetin e deputetëve. ISP adresoi në Kuvend të paktën një rast dokumentuar të konfliktit të interesit, ndërkohë që gjatë legjislaturës u shënuan disa raste të ligjeve “të porositura”. Për shembull, në dhjetor një drejtues institucioni të pavarur konfirmoi publikisht se nisma ligjore për ndryshimin e një ligji në favor dhe interes të tij personal ishte shkruar nga ai vetë, ndonëse formalisht nisma u paraqit në Kuvend në emër të dy deputetëve të mazhorancës.

VII. Kuvendi nuk u investua dhe dëshmoi as vullnet politik e institucional për zgjidhje e reflektimi ligjor të së paku gjashtë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese (lidhur me dispozitat në Kodin e Procedurës Civile, me pagat dhe pensionet suplementare, avokatët/aksidentet rrugore, vota e diasporës, dispozitat gjatë pandemisë, si dhe mandati i ish ministres së jashtme).

VIII. Nismat e veçuara ligjvënëse të deputetëve, përjashtuar ato për buxhetin, u dominuan jo nga përpjekje për të iniciuar reforma apo për të zgjidhur problematika të qeverisjes, por kryesisht për nevoja politike ditore dhe kundër rivalëve politikë. Të tilla ishin edhe nisma për ndryshime në ligjin për komisionet hetimore dhe nisma për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.

IX. Gjatë sesionit Kuvendi vendosi heqjen e imunitetit parlamentar për deputetin S.B, një prej 2-3 figurave politike dominuese të tranzicionit 32 vjeçar. Zoti Berisha është nën hetime nga SPAK. Megjithëse rreth një dekadë më parë ai ishte një prej iniciuesve të heqjes së plotë të imunitetit parlamentar në rastet e hetimeve për korrupsion, në rastin e tij pati qasje të kundërt. Kërkesa e SPAK dhe vendimi pasues i GJKO për të ndaluar lirinë e lëvizjes jashtë vendit dhe sekuestruar dokumentet e udhëtimit për deputetin S.B. përbën një rast tipik të konfliktit midis dispozitave ligjore dhe atyre kushtetuese. Deputeti refuzoi organet e drejtësisë duke bërë vetë-interpretimin e Kushtetutës, por një padi në Gjykatën Kushtetuese lidhur me këtë rast rezultoi në rrëzimin e saj dhe indirekt, në lënien në fuqi të praktikës aktuale.

X. Deputeti A.A. vijoi të ushtrojë funksionin parlamentar, ndonëse prej korrikut është në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për korrupsion. Kuvendi nuk kishte mekanizma trajtimi të praktikave të tilla dhe në kontrast me standardet e dekriminalizimit dhe integritetit, partia politike refuzoi ta përjashtojë atë edhe nga grupi parlamentar.

XI. Aktiviteti legjislativ u bazua edhe në rreth 120 mbledhje të komisioneve të Kuvendit, në diskutime për projekt-aktet dhe në seanca dëgjimore. Komisionet e përhershme u përballën me vështirësi për të funksionuar normalisht (për shkak të bllokimit opozitar mbledhjet u zhvilluan online), për të siguruar kuorumin e mbledhjeve dhe për të pasur rezultate efektive. Rreth 39 vendime të Kuvendit u morën në kundërshtim me procedurat parlamentare të përcaktuara në Rregullore, si dhe rreth 32% e mbledhjeve të komisioneve parlamentare u zhvilluan online, përmes një vendimi të pabazuar ligjor të ndërmarrë nga Kuvendi, vendim i cili siç rezultoi nga hetimi i ISP, ishte marrë pas “faktit të kryer”, pra pasi kishin filluar mbledhjet online. Votimi nga makina i deputetëve u bë trend në së paku 12 raste, përfshirë edhe në votimin për buxhetin e shtetit 2024.

XII. Kuvendi vendosi rekord historik me 63 penalizime disiplinore ndaj deputetëve, ku përfshihen 55% e deputetëve të opozitës. Rastet e penalizimeve gjatë vitit 2023 shënojnë statistikë më të lartë sesa legjislaturat 2005. Niveli i zbatimit të rregullave etike dhe të sjelljes është i dobët dhe kjo evidentohet në mungesën e vullnetit politik për të siguruar zbatimin e standardeve të vendosura megjithëse standardet kanë një qasje të mirë menduar ndaj etikës duke u harmonizuar edhe me standardet ndërkombëtare.

Kuvendi inicioi ndryshime të njëanshme në Rregullore dhe Sekretariati për Etikën mori vendime disiplinore kolektive të pabazuara në verifikime, fakte dhe proces të drejtë. Kryetarja e Kuvendit, në disa raste, ka marrë masën disiplinore “Përjashtim nga seanca plenare” ndaj deputetëve të opozitës por në asnjërin prej këtyre rasteve masa e marrë nuk është formalizuar me aktin juridik konkret të përcaktuar me Rregullore Kuvendi.

Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën në marrjen e masave disiplinore i është referuar llogaritjes së afatit me ditë kalendarike ndërkohë që dispozitat e Rregullores, konkretisht neni 65/2, pika 4 përcaktojnë llogaritjen me ditë pune. Kjo, ka shkaktuar përplasje midis mazhorancës dhe opozitës lidhur me mbarimin e afatit 10-ditor.

XIII. Referuar dispozitave të Rregullores, autoriteti i Kuvendit dhe organeve të tij, për respektimin e rregullave të etikës në komunikim, shtrihet edhe ndaj Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, drejtuesve/përfaqësuesve të institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj si dhe ndaj personave të tjerë të pranishëm në Kuvend, por nga të dhënat monitoruese rezulton se parimi i trajtimit të barabartë (ndërmjet deputetëve të të gjithë spektrit politik) nuk ka gjetur respektim. Në mjaft raste është konstatuar përdorimi i një gjuhe të pahijshme dhe joparlamentare, fyese apo kërcënuese nga Kryeministri, ministra apo deputetë të mazhorancës, megjithatë nuk janë marrë masa penalizuese.

XIV. Kuvendi injoroi me vetëdije disa procedura dhe rregulla të rëndësishme të aktivitetit parlamentar, duke sjellë vendime me procedurë të përshpejtuar apo duke shkelur afatet ligjore në nismat e tjera, duke çeduar në dokumentacionin e akteve ligjore dhe konsultimin publik, si dhe duke injoruar pothuajse të gjithë praktikën e mekanizmit të shqyrtimit dhe miratimit të ligjeve në seancë. Në asnjë nga seancat e periudhës 30 tetor – 21 dhjetor nuk pati numërim votash, por deklarim formal, duke marrë të mirëqena votat 100% pro të mazhorancës.

XV. Stafi i ISP evidentoi disa raste kur drejtues të komisioneve parlamentare zhvilluan konsultime individuale në zyrat e tyre me drejtues të institucioneve dhe të grupeve të interesit, të paprotokolluara dhe të paraportuara ato në dokumentacionin parlamentar. Praktika të tilla krijojnë dyshime mbi integritetin e vendimmarrjeve në parlament dhe ndikimet negative që mund të sjellin lobimet informale./ISP


34 Comments

  1. Ky nuk eshte kuvendi i Shqiperise, ky nuk perfaqeson vullnetin e popullit shqiptar, ky nuk

    punon per te miren e popullit shqiptar por punon per te keqen e popullit, prandaj ky

    nuk eshte Kuvendi i Shqiperise por mender Kuvendi i Shqiperise.

    1. I gjithe faji eshte i PD-se dhe i Sali komunistit qe po e perdore partine per interesa te veta dhe familjes tij. Edi Rama nuk ka asnje faj pse PD edhte bere kashte e koqe. Ai eshte ne krye te detyres dhe po e bene ate shume mire i perkrahur nga shumica derrmuese e popullit

      1. Ta lexojne amerikanet sorosiane qe e degraduan pluralizmin ne kete vend duke certifikuar nje qeveri qe gjysma do shkoj ne burg.

      2. Po mor te shkrrdhefshin Afrikanet Nonen ,Motren dhe grune e ça te mban pragu i shpise, kari thote se faji eshte i PD a e din ti Kar Gomori se kush eshte ne Qeveri qe ne 2013 e deri tani 2024 eshte ai Karuci Lideri Global qe po degjeneron Shqiperine e popullin ,qenkerka ne ne krye te detyres thua ti Kar po ça detyre po ben duke shpopulluar Shqiperine e duke vjedhur me lloj lloj menyrash Konçesione, inceneratore, ndertime . E dime se si i vodhi votat me payronazhiste si puna jote duke dhene leke ,ushqime e duke bere premtime e presion , ju ka fut trute e gomorit ne koke o tru shplare.

    2. Pordhi kali n’dere te hanit,
      e ja njiten nji shkodranit,
      Por shkodrani bani be,
      se s’kish pjedh qysh kur kish le
      etj etj etj

      Nuk kuptohet diçka e thjeshtë nga deputetët e opozitës, se votuesit e opozitës e kanë kuptuar me kohë, dhe ështl kjo:

      Edi Rama po bën të gjitha ato që duhet të bëjë një përson në pushtet për të krijuar kushtet për rrotacion politik. Që të jemi të qartë, personalisht mendoj që ka qënë dhe është një nga reformatorët më të sukseshëm të historisë së Shqipërisë, por i ka ardhur koha për ndërrim. Dhe ai po ja bën hyzmetin kësaj me disa veprime kohët e fundit. Çdo gjë në rregull deri këtu. Ku është ngërçi atëhere?

      Atë e gjen të opozita, aty është ngërçi. Shqiptarët shohin Ramën në një krah dhe duan ta ndërrojnë, dhe çfarë shohin nga krahu tjetër? Nga krahu tjetër është absolutisht skëterrë. Shohin Sali Berishën, me Flamur Nokën me Edi thuthuqin, me…etj etj, gati të gjithë ripërsëritje e humbësave të 2013tës. Dhe, përveç të tjerave mos ti përmendim, ju kujtohen fare mirë arroganca e tyre në pushtet. Prandaj nuk ikën Rama, megjithë hyzmetin që po i bën kësaj pune për të ikur. Rithemelimi nuk ka njerëz sepse njerëzit nuk i duan. Siç po shihet, as votuesit demokratë vetë nuk i duan.

      Çfarë do ndodhë. PDja e Berishës ka marrur fund. Kjo tanimë shihet qartë e më qartë çdo ditë. Edhe nëpër televizore nxjerrin ca qaramanë që vetëm dijnë të ankohen. Basha është i fundosur gjithashtu. Kështu që PDja, si zyrtarja si Rithemelimi janë drejt shkrirjes. Pyetja e vetle është kush do e mbushë vakumin. Unë besoj që do jenë partitë që janë tani të vogla, do fillojnë të rriten në këtë vakum (nisma thurje, bashkë etj).

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        O kar që të kanë përdhunu MALOKËT!

        edvini reformatori më i madh!!!!!!!!!

        Edhe rilindasi më i thekur që mund të ketë vjedhur edhe për stërnipërit e tij nuk merr guzimin ta thotë një idiotllik të tillë.
        Ja reformat e edvion lanagaraqit

        1- Largiimi i mbi një milion shqiptarëve në 10 vjet, serbët nga 1912 deri në 1955 kishin larguar me të gjitha format e dhunës rreth 500mijë shqiptarë të Kosovës.

        2-Hashashizimi i 100 %të teritorit të Shqipërisë! Shndërimi i shqipërisë në shtet narkotrafikant.

        3-Futja në parlament dhe bë organet e qeverisjes vendore të dhjetra individëve me rekorde kriminale si froku, ndoka, rrahja bardhi e tj .

        4 Lirimi nga burgjet i kriminelëve që u kapën në kohën e Berishës, si Lul Berisha

        5-Rritja e pagave në arsim shëndetësi etj në 10 vjet vetëm 20%, sipas INSTAT.

        6- Rritja e çmimeve mga 100 deri në 300 % e shumicës së produkteve të domosdoshme!

        7-Vjedhja skandaloze e zyrtarëve të lartë aq sa i fshihnin paret në shtëpitë e pastruesve.

        7-Rritja e taksa ve dhe tatimeve dhe mos kthimi i tyre në produkte a shërbime për popullatën, por në privilegje për administratë

        ETJ

        ETJ.

        1. Poo, e vërtetë është. Po ku të lë Muli të dëgjosh çfarë miraton parlamenti.
          Dhe Rama tall lesht me të gjithë dhe buxheti i shtetit, i cili gjatë viteve të tjera është diskutuar dy ditë e dy netë pa pushim, këtë herë me ndihmën e Nul Mokës, kalon për 3 minuta.
          Dhe populli nuk mori vesh hiç se ku do të shpenzohen miliardat.
          Dhe Rama bën bën pallë ariu, ohohoho.

        2. Vdekshin idiotët, parazitët, bythëgrisurit që votojnë PD,( shiko më lagjen tënde), dembelat dhe neokomunistët ( edhe për këtë nuk jam dakort, lere Salën të jetojë sa ti ketë dhënë ymër zoti).
          Po me ne patronazhistët çfarë ke?
          Ne bëjmë punën tonë, me ata që janë të lëkundur, ku do ta japin votën. Ose me ata që nuk kanë vendosur nëse do të votojnë apo jo, por po shkuan të votojnë nuk votojnë kurrë për Salën.
          Me të vendosurit fanatikë, majtas apo djathtas, nuk humbasim kohën kot.
          Ja, të ka takuar ndonjë nga ne ty?
          Ne e dimë se ti vdes dhe votën tek PS nuk e jep kurrë.
          Kështuqë ti je i pashqetësuar nga ne.
          Në këto kushte edhe për 20 vjet të tjera, patronazhistët do të jetojnë përherë të lumtur.

        3. Ke problem të madh me seksualitetin ti bobi. Qartazi ke fantazi homoseksuale. Personalisht, kur shaj ndokënd, tepër tepër rrallë, as nuk me ahkon mendja të keto pisllëqet që shkruan ti. As mamin nuk ja shaj njeriu sepse, helbete, janë pak të vjetra mamat. Unë te motrat e kam merakun. Ke motër ti?

          Por nejse, thjesht desha të njoftoj se ke shenja të qarta pederastllëku. Nuk po të gjykoj, secili sipas qejfit them unë. Edhe ti ke qejfet tua.

    3. Edvini I zi I mafis zez,vuqiqit t zi ,inqeneratorit t zi,djegsorit t zi ,asht at qy vazhdo tall bolet me analistat e pavarur dhe mediatiksat e pavarur te upuzits .Po pooo,o budallenj edvini ka fryk nga revolucjoni I rrugices liri demokracis.Rrugica e shpreses do fitoj kundra kamunizmit,Rama ik,ik,ik.

    1. Rames&Co nuk i plas asgje, po mendo ti per vete, qe gjithmone jetoon me mungesa e veshtiresi, e prapeseprape mbete bedel i qeverise!

  2. Nuk eshte kuvendi i shqiperise per aresye se te zgjedhurit jane injorante pa edukete,kulture,dhe arsim me te mare me para dhe jo me inteligjencen e tyre

      1. Po te iki ,te pirdhet Sali komunisti nga PD dhe disa zagare qe i veñe pas atij punet do shkojne mire, opozita do organizohet dhe forcohet dhe shume shpejte vjene ne pushtet. Ndryshe aty do e kemi Edi Ramen deri nga viti 2035

        1. Me Sali Berishen ne krye dhe te disa injoranteve si Noka,Paloka Vokshi ,Bardhi ,Salianji etj qe i veñe pas atij ardhja e PD -se ne pushtet do mbetet enderr

  3. Suksesi me energjinë e rinovueshme, media italiane krahason Shqipërinë me Suedinë: Ka përmbushur direktivat e BE-së

  4. Pse nuk thua o injorant, se qenkemi me mire se Amerika. Kesaj i thone kur zoti ti mr mende, e te ben te jeshe shuku partise.Si idiot klasik flet nga ndonje planet, se ne qe jetojme ne kete vend, me nje pushtet bandito hajdut e dime se si ka ndryshuar Shqiperia ne te tera fushat e jetes.Vetem ti, apo ju krimbat e gjerizit fluturoni me prasin ne bythe.

  5. Nuk ka fare nevojë të bëhen “studime” apo të jepen opinione për gjendjen e parlamentit shqiptar.
    Mjafton të rijepen me video pamjet e skandalit të djeshëm në komsionin e kulturës, ku pamë që spurdhjaku Gaz Bardhi ulërinte me histerizëm kundër dy kolegeve të tij deputete, me pretendimin se mandatin e keni marë nga unë, apo trimin tjetër Flamur Noka që tregoi se është më i fuqishëm fizikisht se të dy deputetet e mund tua a rëmbejë e thyej mikrofonin, nëse tentojnë të flasin pa i marë leje atij.

  6. Fryhuni, fryhuni o bande hajdutesh.Kujton se ju i keni fitu zgjedhjet, vetem i keni vjedhur, blere e mashtruar njerzit me presione kodoshesh.Pa le, po na jep receta, se nuk i voto njeri.O loqe, po ato 600,000 votat pa logo, e personel, pa emer kryetari, kush, cfare jane. Te mos harrosh kaqol ,bolia Rames, se nje deputet opozitar duhej te kalonte mbi 13000 vota qe ta fitonte deputetin, kurse ju me reformen gjoja me 10,000 vota, pra, ne cdo reforme ju ndero mashtrimi e vjedja.Vazhdoni bandite, edhe me kete propagande gjeriz, se te tera do u rendojne ne kurriz,Bira kurvi.

    1. Boll me llafe koti
      Gremina na pret
      Nese mbajme Boratin
      Prap ne pushtet

      .Me te mire se Rama
      Ky vend ka me mija
      Zggjohuo milet
      Po zhduket Shqiperia

    2. Pikërisht këtu qëndron gjithë e keqja.
      Shqiptarët kujtojnë se liderët politikë janë të dërguarit e Zotit.

  7. Pavaresisht cfare themi Rama eshte personifikim i epokes sone. Sot kur vjedhja, imoraliteti
    perversiteti, renia e vlerave jane trendi i kohes qe po jetojme, Rama eshte perfaqesuesi me
    tipik i kesaj kohe. Dhe kjo kohe eshte jo vetem shqiptare por e perbotshme, e kesaj bote qe
    po ecen me shpejtesi ne cthurjen morale te saj, Imagjinoni ne kohen e De Golit nje kryemi-
    nister b…q si ky i Frances tani qe sjell edhe partnerin ne qeveri si minister i jashtem, apo
    le te krahasojme djalin e Xh. Bushit te vjeter qe u president pas B. Clintonit me djalin e
    Biden sot. Berisha i perkiste asaj plejade te burrave te shtetit qe ishin pak a shume ne
    gjithe boten, ndersa sot edhe atje jane pak a shume si Rama, Cfar mund te presesh nga
    Makron qe merr per grua moshatren e nenes se tij, apo nga kryeministri i Luksemburgut
    qe ka per grua nje burre. Prandaj ata mbeshtesin Ramen sepsee eshte si ata dhe ata si ky.

  8. Plas sherri brenda familjes Berisha: Argita refuzon të shkojë në televizionin e Shkëlzenit, pas përplasjeve me vëllain

  9. pasi PD zyrtare e Lulzim Bashës, kishte dërguar një shkresë, ku interesohej e po hetohet për padinë e saj, të ngritur në gusht, për kullën 64 kate.

    Dhe SPAK ka kthyer përgjigje, se po heton në mënyrë të thelluar.

    Vetëm se përgjigjien e kanë çuar në selinë zyrtare të PD-së, pra në SHQUP, të cilën e ka zaptuar Berisha.

    Pra përgjigjia e kërkesës së Bashës, ka shkuar në zyrën e Berishës.

    Ndaj dhe është tërbuar.

  10. Po normale partia socialiste ka numrat, parlamentin socialistet e kane dhe vendimet e partise se tyre do aprovojne. ca jane keto tituj leshi. Futja pordhes. Te ndryshojme parimet e demokracise se dashka mul noka.

    1. Sali Berisha si kryeministër ka fshirë filmimet e 11 kamerave me cilësi të lart dhe ka zhdukur serverin e kryeministrisë më 21 Janar në mesnatë.

      Mjafton ky fakt për të ngritur akuzë ndaj Sali Berishës për prishje të qëllimshme provash.

      Ai dhe ekipi tij duhet të detyrohen të dorzojnë filimimet ose të shkojnë në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *