• |
ide | kryesore

Mustafi, merkato e goli në fund, Osmani entuziast: “Pritëm rastin, e dinim”

Sport
Osmani


“Nuk ka sekret, thjesht luajtëm lojë të mirë të disiplinuar. Pritëm rastin dhe e dinim se do të vinte. E menaxhuam mirë ndeshjen, qarkulluam topin në pjesën e parë, por pa zgjidhje në 20 metrat e fundit”. Qatip Osmani ka fituar tashmë konfidencë me suksesin e pestë radhazi në kampionat. E megjithatë ai kundër Erzenit erdhi vetëm në minutën e 87′, falë një gabimi të portierit Puja. “Në fillim e pjesës së dytë e nisëm lojën disi konfuz, humbëm agresivitetin dhe vetvetiu ekipi u tërhoq. Por me kalimin e kohës u vendosëm siç duhet, me krahët më të fortë. Nuk ishte direktivë tërheqja, por vetvetiu ndodh në futboll”.

Tekniku Osmani pastaj u ndal te merkato, të cilën jo vetëm nuk e mbyll, por ndez imagjinatën e tifozëve kuqeblu duke pranuar negociatat me Shkodran Mustafin: “Ne kërkojmë përforcime , pasi ka ende shumë ndeshje dhe objektivi ynë është “FINAL 4”. Kemi edhe Kupën, ndaj na duhet një grup më i madh dhe kualitativ – tha Osmani -. Janë biseda, por nuk e di. Bisedat me Shkodran Mustafin nuk janë të thjeshta, por do të presim”.

Lexo më tej: Video/ Gafë e portierit Puja për ditëlindje, Erzeni mbytet 3′ nga fundi: fitorja e pestë radhazi e Vllaznisë

DELIALLISI JUSTIFIKON PUJËN: “NDODH”

“Nuk e nisëm mirë lojën, pasi e dorëzuam shumë shpejtë topin. Loja mori rrjedhën e qetësisë pas 25 minutave të para. Në pjesën e dytë çdo gjë foli për ne, sepse patëm shumë raste. Mënyra si goditesh nga një episod, pastaj, është një gabim që ndodh”. Alfred Deliallisi, trajneri i Erzenit, minimizon gabimin e portierit të tij Puja, që vendosi fitoren 1-0 të Vllaznisë. Portierit i shpëtoi topi nga duart në minutën e 87′ dhe Stojanovic e pati të lehtë të shënonte. “E rëndësishme është që të marrësh pikët. Nuk ka rëndësi se si luan. Në momentin që nuk merr pikët, nuk flitet për entuziazmin. Meritonim diçka më shumë sot, por kështu ndodhi”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *