• |
ide | kryesore

Fermerët në Itali i bashkohen protestave evropiane kundër politikave të BE

Arkiva, Planet, Të fundit


Organizatat e fermerëve në Itali nisur sot lëvizjen e protestës kundër politikave të kufizimeve bujqësore të BE duke demonstruar në qytetet më të mëdha të vendit.

Sot në qytete si Roma, Bologna, Firence, Milano e Napoli u mbushën me traktorë që erdhën nga autostradat drejt qendrave, raportojnë mediat, ndërsa autoritetet paralajmëronin për bllokime lokale të trafikut por nuk pritej dhunë.

Zhvillimi vjen teksa fermerë në Rumani, Francë e Gjermani vijojnë protestën me karvanët e tyre kundër reformave mjedisore të BE që kanë shkurtuar subvencionet e tyre dhe rritur kostot e prodhimit duke i nxjerrë jashtë tregu.

Në Rumani fermerët kanë bllokuar prej gati një jave rrugët kryesore me traktorë e kamionë, kundër politikave të reduktimit të subvencioneve dhe rritjes së kostove të sigurimit të makinerive.

Në Gjermani fermerët janë në rrugë prej dhjetorit pas reduktimeve të ndihmës nga qeveria federale, e cila më pas u tërhoq duke e bërë më gradual ndryshimin.

Në jug të Francës protesta masive vijojnë prej ditësh teksa qeveria nuk ka reaguar ndaj kërkesave të fermerëve. Një takim pritej sot mes kryeministrit francez me sindikatat e operatorëve bujqësorë FNSEA.

Fermerët evropianë thonë se politikat e BE për “eko-tranzicionin” i heqin atyre aftësitë e konkurrencës dhe të fitimit, duke detyruar blerjen e produkteve bujqësore të lira nga vende që kanë standarde shumë më të ulëta./Euronews.com/


2 Comments

  1. MENDONI TE GJITH PAK ME GJAT PAK ME THELL PAK ME GJER, ASHTU SIC RAKT NE KURTHIN TUAJ NGA SHUM FAKTOR PERMES PADREJTESIS KA DHE RRUG TJETER FUNKSIONALE ZGJILLJE PER TE GJITH E KUNDERTA SA J E VERTETA PAK E HILLUR POR SHPETUESE thotë:

    NJE KUJTES PER TE GJITH, MERRNI PAK FRYM THELL QE PUSHONI PAK PASTAJ ORGANIZOHUNI ME GJITH SHPIRT MERRNI FRYM ,NESE MUND TA THITHNI GJITH AJRIN PROVOJENI TE NDALNI FRYMEN FEN FUNDIT NE TRUP , DIKUJT NE PRAG VDEKJE I THONI TA NDALIN ,NESE E ARRINI VERTET JU JENI TE FUQISHEM NESE JO VERENI NJERZIT NESE NGOPEN ME PAK APO JAN TE PANGOPUR SADO TJU JAPESH ,NESE JAN TE PANGOPUR TE GJITH, ATEHERE ,PYESNI A DONI TE DREJTAT TUAJA ,HAKUN TUAJ ,NESE PO PYESNI , A DONI PADREJTESIN TJU BEHET, DHE ME TE GJITHA KETO PAS KONKLUZIONEVE SHIKONI KJO GJITHSI QE ESHTE KRIJUAR SI MADHESI FUNKSION ME MAS NE UNITET ZINXHIR KUJT I PERGJIGJET ,DESHIRAVE TUAJA PA FUND APO ,NEVOJAVE SI ZGJILLJE,KJO MASA SI FUNKSION UNIK ,SOLLI ,TE GJITH ,PRAN INEKZISTENCES,OSE ,TE PRANONI ,TE GJITH PERSHTATJEN ,ME LIRIT TE DREJTAT FORMEN SI ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN JETA NE TOK ,POR MBYLLEN CDO HAPSIR MANOVRIMI SI ME PARE TE EKZISTOJN AI DUKE SHEMBUR TJETRIN ,,,KET ENDERR SDO TA SHOHIN ME ASKUSH ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *