• |
ide | kryesore

“Tempulli 2” në Gjirokastër, 4 të arrestuar, sekuestrohet kanabis dhe kokainë

Lajme, Të fundit



Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 4 persona në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 11 persona të tjerë janë proceduar penalisht. “Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, në vijim të fazës së dytë të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2″, janë proceduar penalisht 15 shtetas, konkretisht:

– 4 persona të arrestuar;
– 11 persona të proceduar në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 18.92 gram cannabis sattiva;
– ⁠0.44 gramë kokainë;
– ⁠10 aparat celularë.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *