• |
ide | kryesore

Charles Leclerc rinovon me Ferrarin dhe shënjestron rekordin e Schumacher: “Ëndërroj titullin”

F1, Sport
Leclerc



Charles Leclerc dhe Ferrari vendosën të zezën mbi të bardhë për një marrëveshje shumëvjeçare. Binomi do ta vazhdojë kështu përtej vitit të tyre të pestë së bashku, atë që nis me Kampionatin Botëror 2024 në pak më shumë se një muaj në Bahrein. Rinovimi ishte i pritshëm, por njoftimi zyrtar për shtyp nuk specifikon zgjatjen kohore. Mund të jetë një marrëveshje pesëvjeçare si ajo – tashmë e kaluara – e cila skadonte në fund të vitit 2024.

Në fakt, rinovimi shënon një pikë kthese të rëndësishme në planet e Ferrarit dhe në karrierën e pilotit nga principata. Sepse e bën Charles “flamurin” e vërtetë të Ferrarit në planin afatmesëm por edhe në të tashmen. Një lëvizje e destinuar të ndikojë në arsyetimin dhe zgjedhjet (afatshkurtër në këtë rast) të shokut të tij aktual të skuadrës Carlos Sainz. Për spanjollin “sirenat” e një të ardhmeje te Audi (në Formula 1 që nga viti 2016) nuk kanë reshtur në muajt e fundit.

LECLERC: “DUA TITULLIN ME FERRARIN”

Charles Leclerc nuk e fsheh kënaqësinë për rinovimin e kontratës me Ferrarin: “Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të vesh tutat e skuderisë Ferrari edhe në sezonet e ardhshme. Të garoj për këtë ekip ka qenë ëndrra ime që kur isha tre vjeç. Shihja Çmimin e Madh të Monakos nga dritarja e shtëpisë së shokëve të mi dhe në kthesën e Ste. Devote kërkoja gjithnjë makinën e kuqe. Ky ekip është familja ime e dytë. Ferrari besoi te unë që në fillim dhe më lejoi të bëj rrugën time në Formula 1. Është e pabesueshme të vesh këto ngjyrat dhe të shijoj një tifozeri të çmendur nga çdo pjesë e botës”.

Lexo më tejLeclerc përplaset në nxemje, Ryanair i rezervon biletën për tu yshtur: “Të duhet një fluturim për Lourdes

Në fund, Leclerc nuk harroi edhe premtimin më të rëndësishëm: “Ëndrra ime mbetet të fitoj titullin me Ferrarin dhe është një ëndërr e shkruar me të kuqe. Jam i sigurt që në vitet që na presin së bashku do të mund të marrim një kënaqësi të madhe dhe t’u japim tifozëve diçka për t’u gëzuar. Ferrari është gjithçka për mua”.

ARRITJET E LECLERC

I njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme të drejtimit në xhiro teke, vetëm 26 vjeç, Charles është tashmë piloti i dytë në histori me më shumë pole position në timonin e një Ferrari. Ai ka barazuar Niki Lauda me 23, pas vetëm legjendarit Michael Schumacher me 58. Leclerc ka gjithashtu 30 podiume, shtatë xhiro më të shpejta dhe 1035 pikë në 103 gara me Ferrarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *