• |
ide | kryesore

Aksident në Kamëz, humb jetën 35-vjeçarja

Lajme, Të fundit
jetën, Bie nga kati i nëntë i pallatit, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës



Një aksident me vdekje është regjistruar rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore në Kamëz. Një 23-vjeçar duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 35-vjeçare, e cila ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *