• |
ide | kryesore

Problemet e shëndetit mendor/ Gruaja dhe fëmijët të ngujuar nga ekonomisti në Tiranë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Apartamenti në katin e tretë të një pallati në Tiranë ku Jetnor Zhaboli jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët ishte kudo i rrethuar nga objektivat e kamerave. Njëra ishte e vendosur në dritare në fasadën e pallatit dhe përcillte pamjet e rrugës poshtë për të parë kush hynte dhe dilte nga ndërtesa. Një tjetër ishte e vendosur në murin e hyrjes për të vëzhguar lëvizjet në shkallët e pallatit. Të tjera kamera ishin vendosur brenda në shtëpi, në çdo dhomë, në atë të ngrënies, në dhomën e gjumit e deri në tualet. Një obsesion neurotik që kishte nisur si xhelozi dhe kishte kaluar në paranojë për t’i “mbrojtur” pjestarët e familjes nga 35-vjeçari Jetnor Zhaboli.

Brenda në banesë kishte edhe një pajisje që bllokonte valët e celularit, ndërsa kur largohej ndërpriste edhe energjinë elektrike. Kjo jetë nën presion të vazhdueshëm psikologjik kishte çuar bashkëshorten e tij në disa tentativa vetëvrasjejeje, deri kur ditët e fundit në shtëpinë e tyre kishte ardhur për të qënduar nëna e 35 vjeçarit me profesion ekonomist. Edhe e ëma duket se i është nënshtruar të njëjtit “regjim”, që përfshinte izolimin në shtëpi, ndalimin e komunikimit me të tjerë dhe bllokimin e valëve të celularit, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën vëzhgim.

Historia mund të kishte pasur një fund tragjik nëse një telefonatë anonime nuk do të kishte njoftuar policinë për zhvillimet anormale në familjen e 35 vjeçarit Zhaboli. Kur policët kanë mbërritur në dyert e banesës-burg, Jetnor Zhaboli ka tentuar ta përshkruajë si normale jetën e përditshme, por ka qenë nëna e 35-vjeçarit që nuk ka heshtur. Pas komunikimit të saj me policinë, Zhaboli ka tentuar të justifikohet se mania për të vëzhguar me imtësi familjarët e tij dhe vendimin për t’i izoluar e kishte marrë për t’i mbrojtur nga persona të panjohur.

Por duke parë situatën nuk ka qenë e vështirë të kuptohet se 35-vjeçari ishte në gjendje të rënduar të shëndetit mendor. Policia e ka shoqëruar, ndërsa mësohet se për të është kërkuar një akt ekspertizë e shëndetit mendor.

Nga kontrolli në shtëpi janë gjetur edhe disa letra që bashkëshortja e tij i kishte shkruar për t’i lënë si mesazhe pas vetëvrasjes. Ajo është shoqëruar për të folur me një psikologe, që do ta ndihmojnë të përballojë traumën e shkaktuar nga i shoqi./ Lapsi.al



17 Comments

  1. Si puna e ketij jane bizneset, puna ne shtet.
    Fshataretprovinciale qytetare dhe katundare e kane fiksim pergjimin, ose spiunimin. Mbushin jetet e zbrazeta, ngulur para ekraneve.

  2. Dhe si për të na plotësuar të plotë kuadrin e përngjasimit me Al Kaponen të Sali Berishës, ka menduar dhëndri i tij Jamarbër Malltezi me atë paraqitjen që bëri dhe ai para SPAK. E kemi fjalën për mënyrën se si ishte veshur. Pasi në kokë mbante kapelen ‘Republika’. Kishte veshur xhaketë me jelek kafe e kollare të verdhë e në xhep mbante një shami të kuqe. Duke na kujtuar portretet e botës së krimit të viteve ‘40 në SHBA

  3. Arbër Hajdari, një shembull për t’u ndjekur, se si një djalë që ka kaluar një kalvar vuajtjesh familjare, arriti të bëhej dikushi, pra sot e kësaj dite është opinionist në Big Brother, shkalla më e lartë intelektuale e opinion bërjes mbi situata banale, qesharake apo vanitoze që ndodhin në shtëpinë më të madhe televizive të të ashtuquajturve dhe vetëquajturve VIPa. Arbëri është i biri i Shkëlqim Hajdarit, ish prokurorit, i cili pasi u largua nga drejtësia, Rama e emëroi kryeinspektor të Përgjithshëm, një organ publik që thuhet se është përfshirë në abuzime serioze. Pas krushqisë me ish prokurorin Shkëlqim Hajdarin, vëllezërit Blerim dhe Shkëlqim Devolli kanë blerë televizionin ABC. Blerim Devolli, është vjehrri i Arbërit. Arbëri ka deklaruar vilë që 19 vjeç, është përfitues i 50 milionë lekëve nga Ministria e Bujqësisë për një fermë që e mbylli brenda vitit, përfitues i pronave publike, dhe “gojët e liga” thonë që ai pastron prej vitesh paratë me Fundjavën Ndryshe. Por me siguri janë shpifje dhe vetëm shpifje, se po të ishte ashtu do kishin përfunduar në burg, edhe pse nuk dihet kush dreqin do I hetonte për këto afera. Grupi Devolli janë sipërmarrës të mëdhenj, që veprojnë që nga bujqësia e deri tek birra, kafeja, industria e lehtë dhe tekstile. Ata janë përfitues koncensionesh dhe taksash të shqiptarëve të Kosovës. Albin Kurti ka denoncuar monopolin ekonomik që ka krijuar në vend Korporata e Devollëve në Kosovë. Në vitin 2012, kur ishte vetëm 18 vjeç, Arbër Hajdari krijon një fermë me dele dhe dhi, në Tujan të Tiranës, me një investim rreth 16 milonë lekë (të vjetra). Ku i gjeti 16 milionë lekë do thoni ju? Kapi ndonjë skedinë apo i ranë paratë nga qielli? Se shumica e të rinjve në moshën e tij në Shqipëri s’kanë lekë as për kafe apo për një palë atlete! Në 2013, kur ishte 19 vjeç, Arbër Hajdari merr një grand me vlerë 50 milionë lekë nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, një nga drejtoritë më të korruptuara në Shqipëri. Dy vjet pasi mori 50 milionë lekë nga paratë publike, Arbër Hajdari shet delet dhe dhitë me vlerë 14 milionë lekë, dhe mbyll fermën. Pasi morri 50 milionë lekë nga Ministria e Bujqësisë, Hajdari ka marrë 43 mijë m2 pronë publike për 20 vjet nga qeveria e Edi Ramës, duke ngritur mbi të Fundjavën Ndryshe, e cila nëse i referohemi bilanceve financiare krijon dyshime të forta për vjedhje dhe pastrim masiv parash. Por edhe këtu me siguri është shpifje sepse Arbëri është gjeni, dhe intelektual i ndershëm, ai punon vetëm për të mirën e të pamundurve dhe për t’u pasuruar vetë apo për t’ë pastruar paratë e babit apo të tjerëve. Se edhe Top channel nuk mund të marrë personazhe të korruptuar që të japin mend. Ata e kanë vërtetuar që Arbëri është personazh unik dhe intelektual i niveleve të larta, dhe ka pasur kapacitet prej sipërmarrësi në 18 vjeç. Në vitin 2016, Abër Hajdari, pasi hoqi dorë nga bagëtitë në Tiranë, bleu një pemëtore me sipërfaqe 2 300 m2 në Borsh, me vlerë 15 mijë euro, si dhe 3 makina Smart. Më pas do të kalojë nga pemëtaria tek bamirësia dhe media. Ai vazhdon të kryejë aktivitetin e tij çdo ditë me devotshmëri, dhe thotë që në Shqipëri është një grup njerëzish që janë pakicë. Këta rrinë dhe shajnë dhe lulet. Dhe ka të drejtë Arbëri, ka ziliqarë gjithandej. Në një vend ku janë shpopulluar qindra mijëra shqiptarë që nuk ju hapej asnjë derë, nuk gjenin punë, apo që i kanë hequr nga puna pa të drejtë, “gjenialiteti” i sipërmarrjes së Arbërit ka krijuar “ziliqarë gojë ligë” që shpifin! Pra, të gjithë ju që doni të bëheni si Arbëri, pra si lule, duhet t’a filloni nga delet, pastaj pemëtoret, e më pas bamirësia e në fund media, pasi media dihet që nuk është më pushtet i katërt por thjesht zgjatim i politikës apo edhe i oligarkëve, e si e tillë, është biznes qokash, nepotizmi, militantizmi dhe pastrimi parash apo favoresh! Misioni i medias nuk është më e vërteta, por përfitimi duke i shërbyer politikës, të njërit krah politik apo tjetrit.

  4. Arbër Hajdari, një shembull për t’u ndjekur, se si një djalë që ka kaluar një kalvar vuajtjesh familjare, arriti të bëhej dikushi, pra sot e kësaj dite është opinionist në Big Brother, shkalla më e lartë intelektuale e opinion bërjes mbi situata banale, qesharake apo vanitoze që ndodhin në shtëpinë më të madhe televizive të të ashtuquajturve dhe vetëquajturve VIPa. Arbëri është i biri i Shkëlqim Hajdarit, ish prokurorit, i cili pasi u largua nga drejtësia, Rama e emëroi kryeinspektor të Përgjithshëm, një organ publik që thuhet se është përfshirë në abuzime serioze. Pas krushqisë me ish prokurorin Shkëlqim Hajdarin, vëllezërit Blerim dhe Shkëlqim Devolli kanë blerë televizionin ABC. Blerim Devolli, është vjehrri i Arbërit. Arbëri ka deklaruar vilë që 19 vjeç, është përfitues i 50 milionë lekëve nga Ministria e Bujqësisë për një fermë që e mbylli brenda vitit, përfitues i pronave publike, dhe “gojët e liga” thonë që ai pastron prej vitesh paratë me Fundjavën Ndryshe. Por me siguri janë shpifje dhe vetëm shpifje, se po të ishte ashtu do kishin përfunduar në burg, edhe pse nuk dihet kush dreqin do I hetonte për këto afera. Grupi Devolli janë sipërmarrës të mëdhenj, që veprojnë që nga bujqësia e deri tek birra, kafeja, industria e lehtë dhe tekstile. Ata janë përfitues koncensionesh dhe taksash të shqiptarëve të Kosovës. Albin Kurti ka denoncuar monopolin ekonomik që ka krijuar në vend Korporata e Devollëve në Kosovë. Në vitin 2012, kur ishte vetëm 18 vjeç, Arbër Hajdari krijon një fermë me dele dhe dhi, në Tujan të Tiranës, me një investim rreth 16 milonë lekë (të vjetra). Ku i gjeti 16 milionë lekë do thoni ju? Kapi ndonjë skedinë apo i ranë paratë nga qielli? Se shumica e të rinjve në moshën e tij në Shqipëri s’kanë lekë as për kafe apo për një palë atlete! Në 2013, kur ishte 19 vjeç, Arbër Hajdari merr një grand me vlerë 50 milionë lekë nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, një nga drejtoritë më të korruptuara në Shqipëri. Dy vjet pasi mori 50 milionë lekë nga paratë publike, Arbër Hajdari shet delet dhe dhitë me vlerë 14 milionë lekë, dhe mbyll fermën. Pasi morri 50 milionë lekë nga Ministria e Bujqësisë, Hajdari ka marrë 43 mijë m2 pronë publike për 20 vjet nga qeveria e Edi Ramës, duke ngritur mbi të Fundjavën Ndryshe, e cila nëse i referohemi bilanceve financiare krijon dyshime të forta për vjedhje dhe pastrim masiv parash. Por edhe këtu me siguri është shpifje sepse Arbëri është gjeni, dhe intelektual i ndershëm, ai punon vetëm për të mirën e të pamundurve dhe jo për t’u pasuruar vetë apo për t’ë pastruar paratë e babit apo të tjerëve. Se edhe Top channel nuk mund të marrë personazhe të korruptuar që të japin mend. Ata e kanë vërtetuar që Arbëri është personazh unik dhe intelektual i niveleve të larta, dhe ka pasur kapacitet prej sipërmarrësi në 18 vjeç. Në vitin 2016, Abër Hajdari, pasi hoqi dorë nga bagëtitë në Tiranë, bleu një pemëtore me sipërfaqe 2 300 m2 në Borsh, me vlerë 15 mijë euro, si dhe 3 makina Smart. Më pas do të kalojë nga pemëtaria tek bamirësia dhe media. Ai vazhdon të kryejë aktivitetin e tij çdo ditë me devotshmëri, dhe thotë që në Shqipëri është një grup njerëzish që janë pakicë. Këta rrinë dhe shajnë dhe lulet. Dhe ka të drejtë Arbëri, ka ziliqarë gjithandej. Në një vend ku janë shpopulluar qindra mijëra shqiptarë që nuk ju hapej asnjë derë, nuk gjenin punë, apo që i kanë hequr nga puna pa të drejtë, “gjenialiteti” i sipërmarrjes së Arbërit ka krijuar “ziliqarë gojë ligë” që shpifin! Pra, të gjithë ju që doni të bëheni si Arbëri, pra si lule, duhet t’a filloni nga delet, pastaj pemëtoret, e më pas bamirësia e në fund media, pasi media dihet që nuk është më pushtet i katërt por thjesht zgjatim i politikës apo edhe i oligarkëve, e si e tillë, është biznes qokash, nepotizmi, militantizmi dhe pastrimi parash apo favoresh! Misioni i medias nuk është më e vërteta, por përfitimi duke i shërbyer politikës, të njërit krah politik apo tjetrit.

    1. Bravo Arbëri! Edhe Muhamedi, profeti, me dele e filloi karrierën, si bari, pastaj me tregëti, e më vonë u bë profet. Delet qënkan mbarësi! Prandaj dhe politikanët e konsiderojnë popullin si dele, dhe ja ku janë sot, milionera duke dhënë mend se si bëhet Shqipëria, por janë bërë vetëm ata, kurse shqiptarët janë shpopulluar.

    2. Arbëri duhet të bëjë një libër për gjithë këtë sukses të tijin, që të konkurrojë Ermal Mamaqin. Libri mund të ketë titullin psh: “Në garë me Mamaqin”, ose “Delet e mia”.

    3. Ka dhe me keq.
      Ministrii financave eshte I biri I prokurorit komunist Bilbil Mete qe vetingu e largoi nga puna se nuk justifikonte pasurine. Rilindja I beri djalin minister!
      Ky eshte Albanistani.

  5. Ç ‘hyn ky shkrim në këtë faqe o i pritur në tru të vogël.A e lexon përse bëhet fjalë apo te kane lene vaksinat me prapambetje mendore.

  6. nëse diktatura nuk do ishte shembur në ‘90, me të gjitha gjasat Rama do kishte përfunduar në skuadrën e pushkatimit nën akuzën për poliagjent, ndërsa Berisha do ishte nga skuadra e pushkatimit. Majko do vazhdonte të ishte sekretar i Partisë Komunistë ndërsa Basha do ishte zëvendësi i tij. Meta mund të ishte drejtor i hidrocentralit të Fierzës”

  7. Përtej traumës së shkaktuar, duhet të kuptojmë që ai është i sëmurë mendor që ka nevojë të kurohet, s’ka punë policia ta burgosë.

  8. SOT I UROJMË DITËLINDJEN SHKRIMTARIT ISMAIL KADARE. E PËRSHËNDESIM ME VARGJET E TIJ LEGJENDARE PËR STALININ.

    MOS I FSHIH LOTËT, SHOK!..

    E heshtur qendron turm’ e mvrëjtur
    Dhe tingujt thellimi zvarris;
    Than lotët në sytë e enjtur
    E floket ay shpupuris.

    Ngadalë nje ze të tronditur
    Në gii er’ e ngrire e merr,
    Dhe tinguj muzike te mbytur
    Përhapen përzishem n’eter.

    “Të gjithve. . të gjithve.. .”prej dhëmbjes
    U duk sikur pika na ra;
    “.. Më nënd’e pesdhjetë te mbrëmjes,
    Prej nesh shoku Stalin u nda…”

    Kush valle, kush vall’e besonte ?
    Oh, lajmin dot mendja s’e nxë!
    A-eshte e mundur qe sonde
    Ne gjoks zemr’e tij nuk rreh më ?

    O shok, ti ne syt’ e trishtuar
    Nje lot qe po rrjeth mos mbulo!
    Pasqyrën e dhëmbjes kulluar
    Ne shohim të qarte ne to!

    LAMTUMIRA E FUNDIT

    Kurora dhe kurora pa mbarim,
    Kurora gjithe lule gjithe yje;
    Dhe sytë të perlotur me trishtim,
    Dhe pamj’ e rënde zije.

    O shokë, per te fundit here sot
    Babain pershendet turm’ e pasosur,
    Me dhembje te kulluar e me lot,
    Me zëmer të plagosur.

    Në giysëm shtize flamuret era tund,
    Gjëmime topash ndihen në hapsirë.
    I jep Stalinit turma e pafund
    Të fundit lamtumirë.

    Pra lamtumire mik’ i madh, baba!
    Çdo zemër sot i thotë: Lamtumirë!
    Sëbashku me Leninin krah për krahë,
    Ay ka për tu shtrirë.

    Dhe turma fryme s’mer sikur të donte;
    që frymn’e saj ta thith nje çast Ay.
    O, kush prej nesh, o shokë, s’ ënderronte,
    Stalinit t’i dhuronte frymn’e tij !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *