• |
ide | kryesore

Shqipëria fiton garën rajonale për tregtinë më 2023, na mund vetëm Serbia

Lajme, Të fundit



Gjatë vitit të kaluar Shqipëria rezultoi suficitare në tregtinë e mallrave me shtete fqinjë të Rajonit. Sipas të dhënat të INSTAT Shqipëria eksportoi në Rajon 76,4 miliardë lekë mallra dhe importoi 52 miliardë lekë. Eksportet drejt rajonit ishin 1.4 herë më larta se importet.

Sipas të dhënave, Shqipëria ishte suficitare ndaj Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi , ndërsa ishte deficitare në tregtinë më Serbinë.

Vlera më e lartë e eksporteve shqiptare me Rajonin u realizua me Kosovën. Në vitin 2023 u eksportuan 41 miliardë lekë mallra dhe u importuan 11 miliardë lekë. Eksportet shqiptare në Kosovë ishin 3 herë më të larta se importet. Kosova është Partneri kryesor i Shqipërisë në Rajon më të cilën kryhet mbi 40 % e tregtisë rajonale.

Tregtia me Kosovën është shumëfishuar në dekadën e fundit. Gjatë 2023 u shkëmbyen mbi 52 miliardë lekë mallra ose 300% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2010.

Partneri i dytë tregtarë i Shqipërisë në Rajon është Serbia me të cilën më 2023 u krye 26% e volumit tregtar rajonal.

Për shkak të uljes së çmimeve me 2023 tregtia në vlerë pësoi tkurrje me Serbinë, por deficiti tregtar vijoi të jetë i lartë. Nga Serbia u importuan vitin e kaluar 24 miliardë lekë mallra dhe u eksportuan rreth 10 miliardë lekë. Importet nga Serbia janë 2,4 herë më të lartë se eksportet tona atje. Importet nga ky vend dominohen kryesisht nga gruri dhe prodhimet blegtorale, ndërsa eksportet tona në Serbi përfaqësohen kryesisht nga prodhimet e bujqësore, zarzavatet.

Nga viti 2010 deri më 2023 importet nga Serbia u rriten me 104 % ndërsa eksportet shqiptare në Serbi për të njëjtën periudhe u zgjeruan me 500 %. Për të njëjtën periudhë, deficiti tregtar është zgjeruar jo në favor të Shqipërisë, me rreth 40%.



4 Comments

  1. Po ca k.. ka ketu per lavderim
    Ja kemi kaluar vellezerve kosovare apo 600 mije malazezeve qe si shtet jane sa gjysma e Tr
    Serbia qe eshte rival na e ka kaluar, smdhe e di pse?
    Sepse qeveria gjobit dhe mbyll fabrikat e fermeret shqiptare qe prodhojne produktet qe importojme nga serbia
    ( tubat plastike, letren e aluminit, zarzavate e fruta, lengjet e frutave, qumeshtin..)
    Serbia ka partner E Ramen ( i cili ka tre negociator te perhershem, nje nga Shqiperia dhe dy nga Kosova) dhe pagesat shkojne ne offshore ne favor te tij.
    Kush e njeh pak tregrine ne rajon e di edhe cilet jane tre ndermjetesit

  2. Serbia ka falimentuar ne shqiperi dy fabrika moderne , pasi produktet “peshtan” hyjne ne shqiperi me cilesi te ulet e pa dogane, ndersa fabrikat shqiptare detyroheshin te paguanin gjoba e kosto shtese per prodhim, paguanin edhe dogane per ambalazhin me te cilin merrnin lenden e pare- kjo eshte e verteta e turpshme e kesaj qeverie

  3. Fiton garen😂😂
    Pse fitim eshte kur jemi me bilanc negativ me Serbine?
    Apo ne jemi te fituar kur fiton Serbia?
    Ju porositi Rama kete artikull?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *