• |
ide | kryesore

Wanda Nara tërbon argjentinasit, vesh fanellën e Brazilit: zbulohet klauzola anti-tradhëti për Icardin

Sport, Video
Wanda Nara



Me pushime në Tulum në Mexico City, Wanda Nara nuk harron të përditësojë ndjekësit e saj. Vetëm se si gjithnjë është kontroverse në zgjedhjet e bëra. Duke u marrë me publikimin e këngës, jo të gjithë u kënaqën kur e panë trailer-in e videos së këngës ‘O Bicho vai pescar’, ku ajo ishte e veshur me fanellën e Brazilit. Një tifoze e madhe e Albicelestes, kombëtares së Argjentinës, nuk mund ta kishte të lehtë ta vishte e aq më tepër argjentinasit ta shihnin. Por në video shihen edhe dy fëmijë të veshur me fanellat e dy kombëtareve.

Kështu, objektivi është fokusimi në vëllazërinë dhe unitetin e sportit, përtej dallimeve dhe rivaliteteve. Sidomos duke pasur parasysh se kënga e titulluar Bad Bitch pothuajse duket një përgjigje ndaj parfumit Good Girl të lançuar nga Eugenia Suarez aka China, ish-dashnorja e supozuar e Mauro Icardi. Një situatë që nuk ka gjasa të përsëritet, duke qenë se Nara e ka bërë Icardin të firmoste një klauzolë kundër tradhtisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wanda Nara (@wanda_nara)

KLAUZOLA ANTI-TRADHËTI

Sot Wanda Nara dhe Mauro Icardi, sulmuesi i Galatasaray, duken shumë të dashuruar. Pas zbulimit të sëmundjes së argjentinases, Mauro është pranë saj sa më shumë që të jetë e mundur duke qenë se ata nuk jetojnë gjithmonë në të njëjtin qytet. Ai e mbështeti atë gjatë gjithë përvojës së saj në Dancing ëith the Stars dhe mori pjesë në shfaqje me fëmijët për t’i treguar të gjithë mbështetjen e tij. Megjithatë, për Wanda Nara, rreziku i tradhtisë është gjithmonë shumë i fortë, deri në atë pikë sa e shtyn atë të imagjinojë një marrëveshje me penalitet.

Lajmi u publikua nga e përjavshmja argjentinase Revista Noticias e cila gjithashtu raporton shumën e pretenduar të dënimit që Icardi do të duhej të paguante në rast tradhtie. Sipas të përjavshmes, nëse sulmuesi do të tradhtonte gruan e tij, me të cilën është prej 10 vitesh, pavarësisht disa ulje-ngritjeve, ndonjë tradhtie dhe largimi, ai duhet të paguajë 100 milionë dollarë.

DHOMA HIPERBARIKE

Megjithatë, lidhja mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi është shumë e fortë dhe të dy janë kthyer gjithmonë bashkë, edhe gjatë periudhave të ndarjes, duke gjetur mënyra për të kapërcyer krizat. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse Icardi pranoi të nënshkruajë këto letra, duke vendosur të respektojë klauzolën kundër tradhtisë. Ndërkohë, Wanda Nara duhet të vazhdojë trajtimin për leuçeminë. Mes tyre flitet edhe për një trajtim të sugjeruar nga qendra Fundaleu dhe mjeku i saj Miguel Pavlovsky. Kjo konsiston në instalimin e një dhome hiperbarike për të rritur përqendrimin e oksigjenit në gjak. Duket se kjo kapsulë mund të simulojë një dhomë gjumi për ta bërë kohën e kaluar brenda edhe më komode.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *