• |
ide | kryesore

Sofia Vergara i kundërpërgjigjet komentit të Kelly për rolin e saj

Paparazzi, Slider


Sofía Vergara u “ofendua” nga Kelly Clarkson e cila i tha  se transformimi i saj fizik  në serialin e ri të Netflix “Griselda” dukej i natyrshëm.

Bukuroshja kolumbiane diskutoi në emisionin e Clarkson gjatë ditës të mërkurën  për  shndërrimin në  Griselda Blanco, një drejtuese karteli kolumbiane e njohur si “Vejusha e Zezë”.

“Kjo është e pabesueshme,” tha Clarkson për ndryshimin e Vergarës. “Më duket sikur të kanë ndryshuar vetëm hundën apo diçka tjetër.”

“Çfarë?” Vergara pyeti me zë të lartë alumin e”American Idol”. “A je e cmendur?” “Megjithatë, çfarëdo që ata bënë, duket e vogël,” Clarkson u përpoq të përcillte mesazhin e saj. “Nuk duket – e dini se çfarë po them?”

“Jo, Kelly. U deshën orë të tëra!”, Sofia i tha audiencës. “Hesht! Vendosa proteza. Hundën”.”Ishte cdo gjë plastike!”

Më në fund, duke arritur në një mirëkuptim, Clarkson tha se artistët e grimit bënë “një punë kaq të mirë sa duket shumë natyrale”. “Ti dukesh sikur në fakt mund të jesh ky person dhe në filma të tjerë. Mund të kesh dy karriera”, shtoi artistja./Lapsi.al

@kellyclarksonshow

“It was a WIG! It was TEETH!” #makeup #transformation #griselda #kellyclarkson

♬ original sound – Kelly Clarkson Show


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *