• |
ide | kryesore

Sulmohen me gurë dy autobusë të Kosovës në Serbi

Arkiva, Lajme, Të fundit
autobusë



Dy autobusë të një kompanie udhëtimi nga Kosovë janë sulmuar me gurë ditën e sotme teksa udhëtonin përmes Serbisë. Mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Përfaqësuesi i kompanisë së mjeteve që ranë pre e sulmeve ka thënë për mediat në Kosovë se në vendngjarje ka mbërritur dhe policia dhe se dhe përveç autobusëve të tyre janë gjuajtur me gurë edhe mjete tjera.

“Na kanë gjuajtur me gurë, xhamin e kanë thyer. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhur, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesnatës, 12:30 apo 01:00. Ka qenë policia, por s’ka mundur me i gjet ata. Kanë qenë në vendin e ngjarjes. Edhe tjerë autobusë i kanë sulmuar”, – ka zbuluar ai. /LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *