• |
ide | kryesore

(VIDEOLAJM) Një kryeministër shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti feston me këngë patriotike

Arkiva, Syri i Lapsit
kryeministër



Në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zgjodh ditën e sotme për herë të parë një kryeministër shqiptar dhe ai është Talat Xhaferi.

Pak para votimit në Kuvend, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është shfaqur në një video duke kënduar një këngë patriotike shqiptare në një nga zyrat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti dëgjohet të këndojë, ndërsa në zyrë është dhe kryeministri i qeverisë teknike, Xhaferi.

Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në shtetin fqinj.

Për zgjedhjen e ekzekutivit, që ka mandat prej 100 ditësh, votuan 65 deputetë, 3 ishin kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.



1 Comment

  1. KNONI E LAL KNONI SE AUTOBUZAT ME SHQIPTAR NGA MAQEDONIA NUK KAN TE MARU TU SHKU NE PERENDIM. TRADHTARE TE NDYRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *