• |
ide | kryesore

Detaje nga aksidenti në superstradën Lezhë-Laç/ Katër të plagosur në gjendje të rëndë

Lajme, Të fundit



Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e sotme në superstradën Lezhë-Laç, ku një makinë u përplas me një kamion.

Mësohet se katër persona mbetën të plagosur rëndë si pasojë e përplasjes, ku njëri prej tyre mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar makina.

Për nxjerrjen e tij ndërhynë forcat zjarrfikëse dhe bashkë me tre persona të tjerë që mbeten të plagosur u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë për jetën, pasi kanë marrë dëmtime në disa pjesë të trupit.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua për rreth 1 orë dhe superstrada Lezhë-Laç. Për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor ndërhynë policia rrugore, ku brenda një kohë të shpejtë u bë i mundur dhe largimi i makinave të aksidentuara nga rruga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *