• |
ide | kryesore

E paralajmëroi Edi Rama/ Kushtetuesja i hap rrugën refugjatëve afrikanë

Arkiva, Kryesore, Lajme


Gjykata Kushtetuese ka miratuar paktin Rama-Meloni për refugjatët afrikanë duke rrëzuar kërkesën e opozitës që kërkoi bllokimin e marrëveshjes për sjelljen në Shqipëri të refugjatëve afrikanë.

Në një arsyetim të shkurtër që publikoi pas miratimit të marrëveshjes, renditen të përmbledhura përgjigjet për ankimin e 28 deputetëve të opozitës se 1) nuk cënohet sovraniteti i Shqipërisë, sepse në Shëngjin dhe Gjadër do të “zbatohet e drejta shqiptare, përveç të drejtës italiane” 2) nuk cënohen të drejtat dhe liritë e refugjatëve, sepse juridiksioni italian nuk përjashton juridiksionin shqiptar dhe 3) Rama nuk kishte nevojë të merrte plotfuqi nga presidenti.

Kjo e fundit ka qenë një nga shkaqet kryesore me të cilën Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen e detit me Greqinë, por kësaj radhe e njëjta gjykatë thotë se kryeministri Edi Rama s’ka nevojë t’i drejtohet presidentit për të marrë plotfuqinë për një marrëveshje me një qeveri të huaj.

Të treja këto pika ishin në ankimimin që kishin hartuar deputetët e opozitës për ta kundërshtuar marrëveshjen Rama-Meloni. Pakt u negociua në errësirë të plotë, pa asnjë konsultim paraprak dhe ishte një sipërmarrje tërësisht personale e kryeministrit Edi Rama.

Paralajmërimi i vendimit nga Rama

Duhet thënë se Rama asnjëherë nuk ka qenë i shqetësuar për vendimin e gjykatës kushtetuese. Disa javë më parë, kur italianët mbajtën frymën, sepse gjykata jonë kushtetuese pezulloi marrëveshjen deri në marrjen e një vendimi, Rama i qetësoi personalisht.

Ai udhëtoi drejt Italisë në një aktivitet partiak të “Frateli d’Italia” dhe i tha Melonit “Më vjen të qesh. Giorgia lavdëroi ata (opozitën) kur ishin zgjedhjet dhe mua nuk më njihte. Sigurisht besonte se isha një mik mes atyre ‘të parekomandueshëm’ sic thoni ju, më pas u përmbys. Në të vërtetë Shqipëria është një vend demokratik dhe Gjykata Kushtetuese ka bërë detyrën e saj dhe pezullimi i marrëveshjes është proces automatik para se të ratifikohet është provë se unë nuk kontrolloj gjykatat. Por jam i bindur se marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Presim me qetësi vendimin dhe më pas punojmë së bashku. Brenda marsit është koha limite por unë jam besimplotë se vendimi do të merret shumë më shpejt, pasi është një marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy vendeve dhe dy qeveritë duhet të dinë nëse duhet të vijojnë apo jo, pa humbur kohë”.

Dhe Rama kishte të drejtë që qeshte me frikën e italianëve se një gjykatë shqiptare mund të bëhej pengesë për kryeministrin ashtu siç ndodhi në Britaninë e Madhe.

Zërat kundër marrëveshjes Rama-Meloni

Kryeministri britanik firmosi një marrëveshje të ngjashme me kryeministrin e Ruandës që pranoi të merrte refugjatët në vendin e tij në këmbim të financimit për strehimin e tyre.

Por gjykata britanike rrëzoi Sunak, duke i dhënë të drejtë grupeve të të drejtave të njeriut. Edhe marrëveshja Rama-Meloni është kritikuar ashpër nga Amnisty International, por raportet kanë rënë në vesh të shurdhër. Së fundmi, AI tha se “skema për ndërtimin e qendrave të ndalimit të emigrantëve në Shqipëri është pjesë e një tendence më të gjerë ndërkombëtare për të zhvendosur kontrollin kufitar dhe përpunimin e azilit në vendet e treta: një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut të migrantëve dhe refugjatëve dhe mund të çojë në vuajtje më të mëdha”.

Shqetësim është shprehur edhe nga Këshilli i Europës. Pakti “ngre disa shqetësime për të drejtat e njeriut” dhe “shton një prirje shqetësuese evropiane drejt kontraktimit të përgjegjësive të azilit” ka thënë Komisionerja Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatovic.

Kur firmosi marrëveshjen, kryeministri Rama tha se ky ishte një borxh që Shqipëria ia kishte Italisë për pritjen e emigrantëve shqiptarë në vitet 90. Parashikohet që Italia të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat, kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë një “fluks vjetor prej 36 mijë personash”.

Në të dy objektet nuk do të strehohen “të mitur, gra shtatzëna dhe persona vulnerabël”, sic edhe sqaroi në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrja Giorgia Meloni.

Në portin e Shëngjinit, Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Po aty autoritetet italiane do të krijojnë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë, ndërsa në Gjadër do të krijohet një strukturë model CPR për procedurat e mëpasshme.

Këto struktura fillimisht do të mund të strehojnë deri në 3 mijë persona, që do të qëndrojnë aty gjatë kohës së nevojshme për të përfunduar procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil, të shkurtuar deri në 28 ditë nga ana e Italisë.

Njoftimi Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancat plenare mbi bazë të dokumenteve, në datat 18.01.2024, 24.01.2024 dhe 29.01.2024, kërkesën e paraqitur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” dhe ndalimi i ratifikimit të tij nga Kuvendi. Pezullimi i procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit””.

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot më 29.01.2024, në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, vlerësoi se:

Lidhur me respektimin e procedurës së negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për Migracionin, në drejtim të organit kushtetues që ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, Gjykata verifikoi natyrën dhe përmbajtjen e Protokollit për Migracionin, i cili është negociuar dhe nënshkruar si një marrëveshje ndërqeveritare, e ratifikueshme në Kuvend sipas nenit 121, pika 2, të Kushtetutës.

Më konkretisht, Gjykata Kushtetuese duke mbajtur në konsideratë jurisprudencën e saj, verifikoi nëse Protokolli për Migracionin përbënte marrëveshje ndërkombëtare që lidhej me territorin dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, sipas shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 121 të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese e analizoi konceptin “marrëveshje ndërkombëtare që ka të bëjë me territorin” në dy aspekte:

(i) aspekti fizik; dhe

(ii) aspekti juridiksional të lidhur me sovranitetin.

Së pari, ajo vlerësoi se Protokolli për Migracionin nuk cakton kufij territorialë dhe as nuk ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, ndaj ai nuk përbën marrëveshje që ka të bëjë me territorin në aspektin fizik.

Së dyti, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se në dy zonat, që vepron Protokolli për Migracionin, zbatohet e drejta shqiptare, përveç të drejtës italiane. Ajo konstatoi se e drejta ndërkombëtare e detyrueshme për Republikën e Shqipërisë, që lidhet me çështjet e migracionit dhe azilit është po ashtu e zbatueshme edhe nga autoritetet italiane për shkak të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare edhe prej Republikës së Italisë. Nën këtë analizë, Gjykata nuk vuri në dyshim ekzistencën e përgjegjësisë së shtetit shqiptar për çështjet që rregullon Protokolli për Migracionin, e cila buron jo vetëm nga normat kushtetuese, por edhe nga e drejta ndërkombëtare që rregullon përgjegjësinë e shteteve në kuadër të zbatimit ekstraterritorial të saj. Në këtë pikëpamje, Gjykata Kushtetuese konstatoi se për të drejtat dhe liritë e njeriut vepron një juridiksion i dyfishtë, që do të thotë juridiksioni italian në dy zonat në fjalë nuk përjashton juridiksionin shqiptar.

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese arriti edhe në përfundimin tjetër se Protokolli për Migracionin nuk përfshihet në kategorinë e marrëveshjeve ndërkombëtare të parashikuara në shkronjën b) të pikës 1 të nenit 121 të Kushtetutës sepse në thelb, ai nuk krijon të drejta dhe liri të reja kushtetuese dhe as nuk sjell kufizime shtesë në të drejtat dhe liritë ekzistuese të njeriut, përtej atyre që parashikohen nga rendi juridik shqiptar.

Duke patur parasysh që nga njëra anë çështja kushtetuese në shqyrtim përbën risi në jurisprudencën shqiptare, në veçanti për konceptin e marrëveshjes ndërkombëtare në drejtim të aspektit juridiksional të lidhur me sovranitetin, dhe nga ana tjetër Protokolli për Migracionin në asnjë dispozitë të tij nuk shprehet se Qeveria Shqiptare zhvishet nga ushtrimi i juridiksionit mbi territorin shqiptar, Gjykata analizoi nëse Qeveria Shqiptare kishte plotfuqitë e duhura për negociimin dhe nënshkrimin e Protokollit në fjalë. Në këtë drejtim, Gjykata vlerësoi se Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, të vitit 1995 përbën një marrëveshje ndërkombëtare kuadër që sipas nenit 180 të Kushtetutës konsiderohet e ratifikuar sipas Kushtetutës dhe përbën bazë të mjaftueshme që Protokolli për Migracionin të negociohej me autorizim të Kryeministrit dhe plotfuqi të lëshuara nga Ministri i Punëve të Jashtme, si dhe të nënshkruhej prej vetë Kryeministrit.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “b” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe neneve 52 dhe 52/a, shkronja “a”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:

Deklarimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Në bazë të nenit 52/a, pika 2 të ligjit organik vendimi përfundimtar i njoftohet Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar hyn në fuqi me publikimin e tij në Fletoren Zyrtare dhe me hyrjen në fuqi, masa e pezullimit, bie automatikisht.


17 Comments

  1. Dite te zeza na presin. Pervec taksave ne maksimum, falimentimin e ekonomise shqipetare ne mase, ikjen e shqipetareve dhe shpopullimin e vendit, privatizimin e ghithe ekonomise, pengesave per integrim, tani edhe pushtimin e vendit nga demografia afrikane..faleminderit o patronazhiste..

  2. …. vepron edhe juridiksioni shqiptar, afrikanët mund të kërkojnë azil në shqipëri….

    Patronazhistë gati !!
    Me bythëlart për partinë! Afrikanët po vijnë!

    Ridhjerje 2013 2024

  3. Tani lezhjanët që u ankun nga klodi që shkepte bythën e vet le ti shkepë refugjati afrikan.
    Ky popull kurvë meriton edhe më keq se Rama.

    Të gjithë lethjanëve që kan votu ps dhe pjerini sidomos , ja pafshin hajrin karit afrikan

  4. Shifni Big Brother e Perputhen shifni! Me vjen keq ta them por popull me shkerdhat qe jemi ne (o sa mire me qene shqiptar), sbesoj se ka ne bote.

    I perzuri moterqimi i gjate 1 milion shqiptar ne 2 mandate dhe po e ben kete vend nevojtore te Europes e Amerikes vetem qe te rrije ne pushtet si perfaqesues e tyre por aspak te perfaqesoje shqiptaret. Do ju sjelli nga nje afrikan per shpi qe tju zevendesoje kalamjate qe ju perzuri o shqipe! Kur do ngriheni ti qini robt ketij bastardi ?!

    1. Ndoshta perfiton edhe vete familja e ramoviqit ,ky qin ministreshat me ren linden nuk ka apetit prandaj ni kar afrikan do ishte dhurate per grun e ramsit,besoj do behet me marveshje dhe do knaqet e ter familja.!!!

  5. “Efektet” e arrestit shtëpiak?! Berisha: Shqiptarët të arrestojnë Edi Ramën, ta kapim dhe…!Te rroni vete o cecene maloke e shpellkare ku do ndodheni,se salihu i berishajve na ka lene shendene.dy jave ne arrest tjetri e mbush diten me mbrockulla.

  6. Përse hesht Berisha për oligarkun e qeverisë?

    Po Bardhi dhe deputetët e tjerë që deri më dje kur ishin me Bashën bënin akuza ndaj oligarkëve, sapo u futën në sqetullën e Berishës e kanë mbyllur gojën dhe nuk flasin më ndaj tyre?

    Mjafton të ngrini këto pyetje dhe t’u jepni përgjigje dhe e kuptoni se kush janë pengjet e vërtetë

    1. Kom bindje te plote se shum potronazhist do perfitojn karin afrikan ,sepse ti tille jone pedera ,kan vujt shum me nga ni sufllaqe …e tash suxhuk nga afrika sa me fat jon kta militant te ps.!

  7. Berisha donte që të vriste njerëz atë ditë. Ata u vranë për të dëshmuar se Berisha ishte njeriu që e bënte zap këtë popull. Por, gaboi sepse u bënë kur demonstrata kishte mbaruar, por ishin për të treguar që ne e bëjmë zap këtë popull dhe donte që t’ja tregonte ndërkombëtarëve. Ka shumë punë sepse është mbyllur njëherë, njëri prej tyre s’ka vrasës, por rëndësi ka se kush urdhëroi. Ai e tha edhe më vonë që unë vrisja edhe 1 mijë, madje edhe Edi Ramën nëse vinte këmbën në oborrin e Kryeministrisë.Hipsi i salianjit,gaz Gei me besniket e salihut,shpellkare malok ruani salihun se zezaket i dashurojne pleqt me pushtet,sa per ju morra te kuq zezaket po vijne dhe ju do shkoni ne kap per tu shkerdhyer

    1. Ky njeri është gjeni, si lum ne që e kemi!
      Gjen që më parë se si do vendosë Gjykata…
      Si për Belerin edhe për paktin Meloni,ky ka aftësi parashikuese të mahnitshme.
      O Edi ! Ore mos e parashikon dot kur do dhjes unë ore,se kam ca ditë që jam kaps?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *