• |
ide | kryesore

Turqia do të njohë patentat shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Parlamenti turk ka miraturar marrëveshjen reciproke për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Shqipërinë.

Lajmi u konfirmua sot nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan i cili u takua me homologun shqiptar në Tiranë, Igli Hasani.

Patentat e shqiptarëve do të njihen në Turqi në fillim të pranverës, po ashtu në Shqipëri do të njihen patentat e shtetasve turk që kanë marrë leje drejtimi në Turqi. Dy vendet po punojnë që ligji të hyjë në fuqi sa më shpejt.

“Ashtu siç e tha dhe kolegu im ne kemi zhvilluar marrëdhëniet në shumë fusha, sidomos në ekonomi, kulturë edukimi, turizmi, teknologjia, investimet. Do vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pandërprerë. Sidomos marrëveshja për njohjen e patentave. Sigurisht marrëdhëniet mes dy vendeve janë të përqëndruara te besimi dhe përpiqemi si të ndikojmë për të rritur mirëqenien mes dy vendeve tona.

Në 2024 të zhvillojmë këshillin e parë të partneritetin strategjik. Kjo do jetë një platformë e rëndësishme për ne. Shpresojmë që edhe tregtia të arrijë deri në 2 miliardë dollarë dhe do bëjmë çështë e mundur për këtë.

Me bizneset diskutuam për investimet dhe me vërtet që sot i shpjegova dhe kolegut tim që bashkëpunimi që ne kemi aktualisht në të vërtetë nuk është sa kapaicteti që ne kemi. Kemi mundësi që të bashkëpunojmë edhe më shumë”, tha ministri i Jashtëm turk në konferencën e përbashkët me Igli Hasanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *