• |
ide | kryesore

Lufta në Lindjen e Mesme/ Zbulohet propozimi i Hamasit për armëpushimin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lufta



Një propozim për një armëpushim të ri në luftën Izrael-Hamas do të përfshinte tri faza, ka thënë një udhëheqës i lartë i Hamasit.

Udhëheqësi tha për Reuters se fazat do të përfshijnë lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi islamik.

Gratë, fëmijët, të moshuarit dhe të plagosurit do të liroheshin në fazën e parë, shtoi lideri i Hamasit.

Kujtojmë se më herët sot, Hamasi tha se do të studionte një propozim të ri për armëpushim në luftë.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se grupi kishte marrë një propozim armëpushimi të paraqitur pas bisedimeve në Paris.

Ai tha se do të studionte planin dhe do të vizitonte Kajron për ta diskutuar atë.

Haniyeh nuk dha detaje për propozimin e armëpushimit, por ai pasoi bisedimet në Paris që përfshinin drejtorin e CIA-s, William Burns, kryeministrin e Katarit, shefin e shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad dhe kreun e inteligjencës egjiptiane.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë tashmë se forcat e tij nuk do të tërhiqen nga enklava derisa të kenë arritur “fitoren totale”.



3 Comments

  1. E kuptoj që është mërzit duke dalë në ballkonin e shtëpisë së vet çdo natë, por për çdo rast mund t’i ofroj edhe ballkonin e shtëpisë sime.

    Thjesht duhet të marrë leje në SPAK që të kalojë Bulevardin”

  2. izraeli me ndihmen e amarikes po ban krime mustruoze ndaj femijve , pleqve Palestinez , izraeli eshte duke ba krime me te tmerrshme se hitleri ndaj tyre , krimet sjellin vetem urretje , opinioni perparimtare duhet te ngrihet ne mbrojtje te popullsise CIVILE , krimete qe nuk mbrohen mund te prekin cdo kend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *