• |
ide | kryesore

Amerikanët po i drejtohen me lazer avionëve më shumë se kurrë më parë

Lajme, Të fundit



Autoritetet amerikane, të mërkurën paralajmëruan amerikanët që të ndalojnë së u drejtuari lazer avionëve, pasi pilotët raportuan një numër rekord incidentesh në vitin 2023.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se shifra e fundit prej 13,304 goditjeve me lazer, është një rritje prej 41% prej një viti më parë dhe deri tani numri më i lartë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave.

“Një goditje me lazer mund të verbojë përkohësisht një pilot ose të shkaktojë dëmtim të rëndë të syrit, dhe FAA e merr këtë kërcënim shumë seriozisht,” tha administratori Michael Whitaker.

“Përfundimi: lazerët dhe avionët nuk përzihen. Nëse keni një lazer, ju lutemi përdorni atë me përgjegjësi dhe mos e drejtoni kurrë në një avion,” shtoi ai, duke inkurajuar qytetarët që të raportojnë sulmet me lazer tek autoritetet.

Shkelësit mund të përballen me gjoba të FAA deri në 11,000 dollarë për shkelje, ose 30,800 dollarë për shkelje të shumta, përveç dënimeve penale nga zbatimi i ligjit federal, shtetëror dhe vendor.

Lazerët mund të shkaktojnë dëme të rënda në retinë. Sa më e lartë të jetë fuqia, aq më e rrezikshme është, megjithëse etiketimi shpesh është i paqartë ose qëllimisht mashtrues.

Në total, pilotët kanë raportuar 313 lëndime në sy që kur FAA filloi regjistrimin e të dhënave për goditjet me lazer në vitin 2010.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *