• |
ide | kryesore

I pamundur qendrimi te Chelsea, Broja transferohet te Fulham: sulmuesi kërkon minuta po në Londër

F1, Sport
Fulham



E ardhmja te Chelsea ishte kompromentuar me dëmtimin e rëndë që e mbajti pothuaj një vit larg fushave të lojës. Armando Broja, sikur të mos mjaftonin problemet që kishte vetë, doli në fushë me një skuadër të shthurur që Pochettino e ka të vështirë ta mbledhë: Chelsea këtë sezon është tmerrësisht nën pritshmëritë. E atëherë, pas performancave nën ton, apo larg asaj që priste tekniku që shkodrani të jepte, vjen zyrtarizimi i transferimit të tij te Fulham.

Broja ka pranuar kalimin te Fulham në vijimin e sezonit, duke mbetur gjithësesi në Londër, gjë që mund ta ndihmojë me ambjentimin. Pasi palët u përplasën gjatë për huazimin me pagesë apo jo, apo edhe për transferimin e plotë, me Blues që e ngritën larg pretendimin në 50 milionë paund, dy klubet u akorduan për huazimin me të drejtë blerje të Fulham.

Lexo më tejVideo/ Bradley jep spektakël, Liverpool bën poker kundër Chelsea: Broja sheh shpartallimin nga pankina

Që kur u kthye në fushë nga dëmtimi, Broja ka shënuar vetëm një gol në Premier League, edhe atë pikërisht ndaj Fulham. Në ndeshjen e 2 tetorit që Chelsea luajti në transfertë në derbi, sulmuesi shqiptar ishte titullar dhe në minutën e 19 e çoi rezultatin në 2-0. Armando ka shënuar vetëm një gol tjetër në këtë sezon, në ndeshjene e FA Cup ndaj Preston më 6 janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *