• |
ide | kryesore

Elbasan/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 550 mijë euro, dyshohet se u përfituan nga veprimtari kriminale

Lajme, Të fundit



Disa prona me vlerë 550 mijë euro janë sekuestruar në Elbasan, të dyshuara se janë përfituar nga të ardhurat prej krimit, pronarët e të cilëve rezultojnë të dënuar për prostitucion.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Real estate’, policia e Elbasanit ka sekuestruar 2 pasuri në pronësi të Arjan Kamanit, i cili i kishte regjistruar pronat në emër të tij dhe të të afërmve. Konkretisht është sekuestruar 1 objekt 3-katësh, në Cërrik, dhe 1 automjet  tip “Lamborghini”.

Nga hetimet dyshohet se pasuritë e sekuestruara kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Arjan Kamani, i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Po ashtu policia ka sekuestruar pasurinë e Uard Kalotit, 34 vjeç, banues në Elbasan. Konkretisht i është sekuestruar një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Uard Kaloti, i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *