• |
ide | kryesore

Berisha: Ahmetaj zbuloi se Rama është në krye të vjedhjes së shekullit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjatë tubimit të mbështetësve pranë banesës së tij intervistën e dhënë nga ish-ministri Arben Ahmetaj mbrëmë.

Lexo më tej: Inceneratorët/ Arben Ahmetaj: Ish-lideri im Edi Rama më ngriti pritë! 

Berisha u shpreh se Ahmetaj tronditi thellë socialistët mbrëmë duke zbuluar se në krye të vjedhjes së shekullit është kryeministri Edi Rama.

“Në intervistë mbrëmë, ish-zëvendësi i Ramës tronditi anë e kënd PS-në. Tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD, të Sali Berishës se kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama. Se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama. Se mbrojtës të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani.

Mbrëmë patëm rastin të dëgjojmë nga goja e një socialisti i cili ka qenë objekt sulmesh të merituara nga Sali Berisha në gjithë karrierën e tij, Arben Ahmetaj. Megjithatë Ahmetaj mbrëmë nuk tha të vërtetën juve, se e keni dëgjuar atë me dhjetëra herë. Iu tha të vërtetën socialistëve” – u shpreh Berisha.



3 Comments

  1. Mos ia ha hakun vehtes, Berishe, ia ke perplasur e po ia plas perdite vjedhjet krye banditit, hajdutit, Rama. Mbi ato akuza qe i ke bere mbi vertetesine e galpeve te vjedhjeve ke dale fitimtar, sepse sado kodoshet pushtetare, servilet, horrat qe i sherbejne unit Ramist, sot ua ke thyer hundet e ia ke shpalosur bemat e hijenave rilindase.Kjo tregon besnikerine, ndershmerine e pastertine shpirterore tuajen, per ta nxjerre edhe nje here kete popull nga thundra e kulisheve te krimineleve qe sot kane pushtetin. Populli po ndergjegjesohet, do rreflektoi, do protestoi per ti shporrur keto mbeturina te mawkarenjeve kuqale.Shpresen e ke nxitur, shpresa po afron.

  2. “I deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt apo familjes së tij, do e pësosh personalisht me familjen tënde.Beni dixhital i salihut ja ka futur kembet ne nje kepuce salihut sa e detyroje serbin salih te thote fjalet e mesiperme sot para shpellkareve te tij te rrugica.Salih i harrove vjedhjet qe ke bere gjate pushteti tend gjakatar 2mijeliard eurot e piramidave,francezit Arsidi,rruga e kombit etj.

  3. “Mos ma prek Ben Ahmetaj” – PD i reagon Berishës: Rrogëtari i Arben Ahmetaj duhej të kërkonte falje, fillimisht demokratëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *