• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj INSTAT/ Homeland Justice: Kemi vjedhur të dhënat e Censit!

Lajme, Të fundit



Grupi i hackerave iranianë “Homeland Justice” vazhdon dhe ngul këmbë se ka marrë nga faqja e INSTAT të gjitha të dhënat e censit të zhvilluar pak javë më parë. Me një reagim tjetër që kanë bërë në grupin e tyre në “Telegram”, Homeland pretendon se pas sulmit tashmë kanë akses në qindra mijëra të dhëna, të cilat i kanë kopjuar dhe i kanë zhdukur nga serverat.

Se çfarë do të ndodhë me të dhënat që ata pretendojnë se kanë marrë ende nuk dihet. Ndërkohë që vetë INSTAT pretendon se asnjë e dhënë nuk është prekur, aq më pak të dhënat e Censit.

Kjo pasi sipas tyre, ato ruhen në një server tjetër, të ndarë nga INSTAT.

“Instat është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja dhe censit. Të dhënat gjithashtu janë kopjuar dhe hequr nga serverët. Të gjitha statistikat janë kundër jush,”-shkruhet në postimin e bërë në Telegram.



8 Comments

  1. Shtet lecke! Dhe popull lecke, qe nuk i ben pershtypje asgje! Duhet t’i vjedhesh paret nga xhepi qe ta kuptoje qe po grabiten. Asgje tjeter nuk i ben pershtypje…

  2. Shtet lecke! Dhe popull lecke, qe nuk i ben pershtypje asgje! Duhet t’i vjedhesh paret nga xhepi qe ta kuptoje qe po grabiten. Asgje tjeter nuk i ben pershtypje

  3. një intervistë të gjatë në televizionin SyriTV. Pa ofruar fakte apo prova të reja, por kryesisht bazuar në interpretime, ai foli për një prapavijë politike në veprimet e Prokurorisë së Posaçme, e cila sipas tij ka ngritur një çështje mbi supozime. Për herë të parë pranoi miqësinë e ngushtë me Mirel Mërtirin.iranianet e salihut serb

    1. Ky “I paemër” është nga ata sufllaqexhinjtë që plotësojnë kuotën ditore të komenteve që ndikojnë publikun 😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *