• |
ide | kryesore

Taulant Balla sfidon Erion Veliajn, Ministri i Brendshëm në delir (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa mes socialistëve ka pllakosur heshtja pas deklaratave të forta të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nuk le rast pa u bërë qesharakë me akrobacitë e tij publike që sfidojnë edhe vetë sojin e politikanëve si Erion Veliaj.

Së fundi Balla ka publikuar në Instagramin e tij një video teksa shihet një grua e moshuar në rrugë, që kushedi se për çfarë arsye i puthi dorën Ministrit të Brendshëm.

Me ç’duket ministrit i ka shijuar kaq shumë ky moment sa nuk i ka rezistuar aspak tundimit për ta postuar gjithë kënaqësi e delir në faqen e tij. Ia mbërritëm edhe kësaj dite. Pas 10 vitesh në pushtet, ministrat e Ramës kanë shkëlqyer kaq shumë sa populli po iu puthë edhe duart tani. Përpara! ©LAPSI.al

 



11 Comments

  1. Mosha Pleqerise jane gjynaf jane me Dementia. Plus ne shqiperi jane te shkalafitur nga streset e varferia ne kulm.
    Politika i kualifikojn ata si popull normal per leverdi elektorale.

  2. Rreflekse te ish sistemit, qe fatkeqesisht rreflektohen edhe sot, qe hipnotizohen nga vete kjo qeveri qe u vjen ere bastardesh kuqale.Kete kane ne jeten e politiken kodoshe sekti.Mjere viktimat qe behen larva te ketij pushteti kriminal.

  3. Ky eshte Minister rendi apo Kumbari mafies se fshatit qe i puthin doren. Po ku ka turp e moral katunari Librazhdit. Deficent

  4. Boooo ca mjerimi kemi rene. Nje plake e shkrete (nga trute), qe i puth doren nje mafiozi dhe kamera e propagandes qe “rastesisht” u ndodh aty fikson kete moment ne celuloid duke i treguar shqiptareve “shikoni se sa e do populli ministrin pallavesh”.

    Shqiperia nje meme e madhe!

  5. Kur fillon video, Taulanti eshte ne krah te majte te policit, kur I puthin doren gjendet papritmas ne krahun e djathte te policit, a thua nje makine kohe apo vendi e ka zhvendosur padukshmerisht.
    Boll me keto montazhe dhe sjellje feudalo-mafioze, se na I sollet zorret ne gryke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *