• |
ide | kryesore

Vuçiç për sulmin e Banjskës: Nuk ra nga qielli, ishte rezistenca e popullit serb

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovës Vuçiç, Serbia në zgjedhje të parakohshme parlamentare? Vuçiç: Opozita do të marrë përgjigje deri në fund të muajit



Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është ndalur te sulmi që ndodhi në Banjskë të Kosovës nga një grup i armatosur serb muaj më parë duke thënë se ajo ngjarje ishte rezistenca e popullit serb në Kosovë.

Ai u shpreh se “Banjska nuk ra nga qielli”, ndërsa shtoi se faktet lidhur me rastin janë të fshehura.

Lidhur me rastin ai nuk ngurroi të kritikonte dhe opozitën serbe duke thënë se ata nuk mund të jenë të lumtur për pasojat e rastit në vendin e tyre, teksa shtoi se ka kaluar momentet më të vështira gjatë sulmit në Banjskë.

“Banjska nuk ra nga qielli. Ishte rezistenca e popullit serb që jetonte në Kosovë e Metohi. Ndryshe nga policët që erdhën për t’i likuiduar gjakftohtësisht. Faktet janë të fshehura. Është e çuditshme që ne dimë më shumë se shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Serbët kërkuan nga unë dhe nga shteti që kur kishin barrikada të mos përndiqeshin si bisha dhe si lepuj sepse morën pjesë në protesta”, deklaroi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *