• |
ide | kryesore

Allegri dinak në konferencë para Inter-Juve: “Ndeshje e rëndësishme për kualifikimin në Champions”

Sport
Allegri



Të dielën Italia mban frymën për përlasjen që mund të përcaktojë shumë për titullin kampion. Në konferencën për shtyp në vigjilje të Inter-Juventus, Max Allegri foli për rëndësinë e ndeshjes. Tekniku, me stil, eliminoi fjalën titull, duke u ndalur vetëm në kualifikimin e bardhezinjve në Champions League, që ai ritheksoi se është objektivi.

ALLEGRI NË KONFERENCËN PARA INTER-JUVE

Në orën 11:30 të ditës së sotme Max Allegri ka folur në kuadër të derbit të Italisë, që do të luhet në mbrëmjen e të dielës kundër Inter. Trajneri i Juventus konfirmoi se Chiesa dhe Rabiot do të grumbullohen, përveç blerjeve të reja Djalo dhe Alcaraz.

Lexo më tejJuve-Inter e kontakti Iuliano-Ronaldo, Ceccarini i tërbon më keq zikaltërit: “Duhet të jepja faull në sulm”

Për rëndësinë e ndeshjes kundër Inter, e cilësuar nga shumë si sfida e titullit, Allegri tha: “Inter-Juve është një hap drejt arritjes së objektivit tonë, që është kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League. Do të jetë bukur të luajmë para tetëdhjetë mijë shikuesve. Do të jetë një ndeshje e mirë, e rëndësishme, e pamohueshme, por jo vendimtare. Duhet të kemi një mbrëmje të mirë, kundër një ekipi të fortë”.

“E përsëris, Inter është skuadra më e fortë e favorite për të fituar titullin. Nuk duhet t’i japim peshë fjalëve, nuk duhet të na shpërqendrojnë”, përfundoi Allegri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *