• |
ide | kryesore

Largimi i të rinjve po përkeqëson edhe demokracinë, jo vetëm ekonominë

Lajme, Të fundit



Largimi jo i zakontë i të rinjve nga Shqipëria, kryesisht në emigrim, nuk është vetëm një problem social dhe ekonomik, por ndikon negativisht në cilësinë e demokracisë në vend, thotë një analizë e fundit e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që funksionon nën nismën e Berlinit.

Emigrimi i të rinjve prej vitesh ka krijuar probleme në tregun e punës, por po implikon erozionin e demokracisë dhe proceseve demokratike në vend, vë në dukje KBR.

Studimi llogarit se, popullsia e të rinjve në Shqipëri (14-29 vjeç) është ulur me 2.5% në katër vitet e fundit. Anketat mbi emigrimin potencial kanë zbuluar se 71% e të rinjve po mendojnë për emigracionin në planet e tyre afatshkurtra dhe afatmesme.

Në vitin 2022, rreth 46,460 shqiptarë emigruan, duke shënuar një rritje prej 10.5% krahasuar me vitin 2021. Shumica e tyre, rreth 36 mijë, ishin individë të rinj.

Aspektet ekonomike dhe sociale po kontribuojnë në këtë prirje. Emigrimi i të rinjve nxitet nga shqetësimet në lidhje me cilësinë e jetës, standardin e arsimit dhe mungesën e mundësive të punësimit.

Sipas të dhënave të INSTAT nga viti 2011 deri në vitin 2022 kanë emigruar nga vendi mbi 512 mijë persona, ku rreth 70 për qind e tyre ishin të rinj.

Emigracioni i të rinjve është një plagë që do të jetë prezente edhe në vitet në vijim, sipas anketave. Politikat e Shqipërisë për fuqizimin e të rinjve nuk shoqërohen me mbështetje financiare.

Tashmë është e dukshme që emigracioni po përfshin të rinjtë, por Shqipëria nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e tyre dhe shpërndarjen rajonale.

Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) kryen kërkime të popullsisë në intervale të rregullta për të ofrojnë të dhëna demografike të përditësuara. Këto iniciativa kërkimore janë thelbësore për monitorimin e ndryshimeve në popullatë dhe ndjekjen e tendencave demografike.

Regjistrimi i fundit i popullsisë u zhvillua në vitin 2011 dhe një tjetër u krye në 2023, por INSTAT shkeli rregullin duke shtyrë publikimin e rezultateve në qershor 2024 në një kohë që kalendari fillestar parashikonte që të dhënat paraprake të censit të publikoheshin në dhjetor 2023.

Në përgjithësi, popullsia shqiptare është në rënie, kryesisht për shkak të emigrimit të konsiderueshëm te të rinjve dhe rënia e lindjeve./ Monitor



5 Comments

  1. I keni pyetur të rinjtë pse ikin? Keni bërë ndonjë sondazh, apo thjesht shikoni çfarë s’ju pëlqen juve dhe nga divani arrini në konkluzionin se kjo është fiks edhe ajo që s’ju pëlqen të rinjve dhe prandaj ikin?

    Nga ata që kam pyetur, të rinjtë ikin sepse shohin pleq me leo që nuk shkulen nga vendi sikur nami të bëhet. Pleq si Edi Rama, pleq si Sali Berisha, pleq si Ilir Meta, e pleq e shkuar pleqësh si Lulzim Basha që sillen si pordha nëpër brekë, si era e gojës që ta shpif, si djersa e divanit të përkulur thellë, që nuk shqiten dhe që përkrahen nga media si e juaja, secili plakun e vet, që na e ofrojnë si risi dhe që ne e shohim si qelbësirë sikurse edhe është, prandaj ikin të rinjtë.

  2. Jo or mik s’ikin pse është plak Berisha por ikin se është i ri Rama dhe Basha o 01:33!!! Sepse janë zuzarë, antishqiptare dhe hajdutë.
    Harron që dikur shqiptarët janë drejtuar nga pleqësitë???
    7 pleqtë me të vjetër të komuniteti. Dhe prandaj shteti quhet i tillë prej numrit 7.
    Nga pleqëria nuk e gjen të keqen por nga të rinjtë që spyesin ata!!!

    1. Mendim është edhe ky i yti. Mendon që pleqt 80 vjeçar janë më të zotë, pse jo. Ata që kam pyetur unë, rreth dhjetë shokësh që kanë ikur në Itali, Gjermani dhe Angli, kryesorja është sepse nuk shohin si mund të përparojnë në fushat e tyre ku janë specialistë. Pse? Sepse në të gjitha ata fusha ka njerëz që kanë 30 vite që kanë zënë rrënjë dhe nuk lejojnë hapësirë për askënd tjetër. Kush janë këta njerëz me rrënjë aty, se i njohim. Janë laro të Sali Berishës, të Edi Ramës, të Ilir Metës dhe, më pak se këta tre të tjerët, por aty, edhe të Lulit. Gjithsesi, shteti, shtata, shtatë pleq, ti vazhdo miku, rri aty poshtë banjos së Salës që të marrësh bekimin e përnatshëm.

  3. EJCILI ANGAZHIMIN E KA PER VETE OSE KUNDER VETES NESE KEQ,KESHTU QE VULLNETI ZOTIT thotë:

    RINIJA DHE POPULLI IKU NGA FERRI QE KRIJUT JU,ME GRABITJE PRONASH LIRISH TE DREJTASH MUNGES ZHVILLIMI FORMIMI ADEKUAT LARGIM NGA VLERAT ,TE VARFER SHKUAN POR SHUMICA U ARSIMUAN ,NE CDO PROFESION SOT I KEMI TE TALENTUAR ATJE KU JAN ,POR NESE NE PRENDIM BIE EKONOMIJA ,MUNDESIT PER JETES, MASI SEJCILI JETON ME QIRA DHE KUR BIEN BURIMET E JETES QE SHEJAT JAN PO PO ,SHQIPTARET DO TI KENI NE TROJET E VETA TE ARSIMUAR DITUR ME TE FUQISHEM ASKUSH SMUND TI NDAL TE KTHEHEN NE ATDHEUN E TYRE TE BEGAT QE MIZORISHT E GRABITET SHITET RRENUAT POR MJER PER JU SE NE CILEN VRIM DO FUTENI, QE I POSHTRUT MASAKRUT MANIPULUT KAQ GJAT ,KETO JAN TREGUESIT E PACMANGESHEM TE SHVILLIMIT PER CILIN DO QE ESHTE SHYTUR NE PADREJTESI PADREJTESIJA NUK ESHTE KRIJUAR TE JET SHPERBLIM PER AKTORET E SAJ POR NDESHKIM JO JET POR VDEKJE, I BET DHOGARIT GABIM ,KUSH BEN PAGUAN KETE E DINI SHUM MIR ,NUK I CMANGENI DOT VECSE ME PENDIM DHE DUKE I KTHYER HAKUN TE ZOTIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *