• |
ide | kryesore

Masakra serbe me 10 shqiptarë të vrarë, sot 24 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Masakra serbe me 10 shqiptarë të vrarë, sot 24 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës


Sot mbushen plot 24 vjet nga masakra në natën mes 3 e 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, ku ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

KMLDNJ kishte thënë se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe policisë ndërkombëtare.

Ndryshe, në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit janë vrarë Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.

Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MPB e Serbisë, në krye ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë. Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Ivanoviq me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë. /KosovaPress/


1 Comment

  1. Keto ngjarje nuk duhen harruar kurr.

    Se kane rene ne qetesi shqiptaret dhe gjithashtu shqiptaret e Kosoves.

    Sacrificat e paradhesve te tyre I kane hedhur ne kosh te plehrave duke u bere meshkuj te dobet te dhene mbas veseve dhe me femrat qe kurverohen cdo dite dhe qe jane te dhena mbas konsumit masiv duke hedhur poshte cdo djal te mire dhe cdo moral.

    Prandaj ne trojet shqiptaret duhet diktature e djathte dhe biles edhe lufta eshte e nevojshme qe ti veje gjerat ne kandar sepse shoqeria ka marr kot dhe ka hunbur cdo synim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *