• |
ide | kryesore

Me armë zjarri, thikë dhe municion luftarak me vete, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se poseduesi i armëve është Qani Hysa nga Dibra, me banim në fshatin Vardardhe-Sukth. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje, falë inteligjencës policore të siguruar nga shërbimet e Policisë kanë mundur të bëjnë arrestimin e Hysës, ndërkaq gjatë kontrolleve i janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 armë e ftohtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *