• |
ide | kryesore

Vlorë/ Kapet 17-vjeçari kapet me lëndë narkotike që do ta shiste në lagjet e qytetit

Lajme, Të fundit



Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës. Ai u kap në flagrancë me 140 doza kanabisi të gatshme për shitje. Gjatë kontrollit fizik të adoleshentit S.B dhe kontrollit në banesën e tij u gjetën sasi lënde narkotike, të ndara në doza, gati për shitje, një sasi lende narkotike kanabis të bluar, 1 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se adoleshenti siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”.

Evidentohet dhe goditet, nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë, në lagjen “Hajro Çakërri”, me doza kanabisi të gatshme për shitje.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike kanabis, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, së bashku me 1 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

17 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në 140 doza, gati për shitje, një sasi lende narkotike kanabis të bluar, 1 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 17-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *