• |
ide | kryesore

23-vjeçarja lë arrestin e shtëpisë: Më çoni në burg se nuk e duroj dot mamin

Arkiva, Lapsi Leaks
mamin



“Nuk po e duroj dot mamin. Më mirë në burg se në arrest shtëpie”. Këto janë fjalët e një 23-vjeçareje, banuese në Pozzuoli të Italisë, e lënë në “arrest shtëpie” në pritje të gjyqit. Ajo u arrestua nga policia në Casamicciola, në ishullin e Ischia, me 1 kilogram hashash. Por tashmë e reja është arratisur nga shtëpia dhe është paraqitur në polici duke kërkuar që ta transferonin në një qeli. Pasi informuan autoritetet gjyqësore, policia vendosi ta mbante atë në dhomat e tyre të sigurisë deri në seancën para gjyqtarit.

Gjithçka filloi kur efektivët e njësisë së lëvizshme në Ischia vunë re lëvizjet e 23-vjeçares të cilës i kërkuan t’i nënshtrohet një kontrolli. Ajo nuk kishte precedentë kriminalë dhe thoshte se ndodhej në ishull për t’u çlodhur, por reagimi dhe përgjigjet e saj nuk e bindën policinë. Pasi u kontrollua, asaj iu gjetën 10 pako hashash me peshë totale 1 kilogram. Droga ishte e fshehur në çantën e saj të shpinës.

Për të u vendos “arrest shtëpie” dhe më pas ajo u transferua në shtëpinë e saj në Pozzuoli për të pritur gjyqin. Policia vendosi të kontrollojë banesën pasi vajza jetonte aty me nënën dhe vëllanë e saj që gjithashtu ishte një emër i njohur për policinë. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar, i cili gjithashtu po qëndronte në “arrest shtëpie”.

Intuita e policisë ishte e saktë kur atij i gjeti dhe i sekuestroi në shtëpi një pistoletë gjysmë automatike Beretta të kalibrit 7.65. Arma, e cila do t’i nënshtrohet testeve balistike për të verifikuar përdorimin e saj të mundshëm në gjakderdhje apo krime të tjera, ishte fshehur në ndarjen e ujit të aparatit të kafesë. Kështu, vëllai u dërgua në të njëjtën kohë në burg, ndërsa motra u vendos në arrest shtëpie.

Historia u duk se përfundoi, por nuk kaloi shumë kohë dhe policia në stacionin Pozzuoli u kontyaktua nga vajza e re. Ajo thoshte se preferonte burgun më mirë se me mamin. “Nuk shkojmë mirë. Nuk e duroj dot”, – shpjegoi ajo. 23-vjeçares iu propozua për aplikimin e lejes së detyrueshme të daljes nga bashkitë e ishullit Ischia. ©TG Com, LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *