• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga në Sarandë-Delvinë, plagosen shoferja dhe pasagjerja

Arkiva, Lajme, Të fundit
aksidentet, Aksident, Kosovë, Sarandë, Korçë



Del nga rruga një makinë në rrugën Sarandë-Delvinë, ndërsa raportohet për dy të plagosur. Ngjarja para pak minutash në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”.

Nga dalja nga rruga e një automjeti ka mbetur e plagosur drejtuesja dhe pasagjerja, konkretisht Anisa Zervoi 32 vjeç dhe Evelina Shehu, 49 vjeç. Dy të plagosurat janë transportuar me autoambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës ku po marrin ndihmën e parë.

Mësohet se 32-vjeçarja Zervoi ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *