• |
ide | kryesore

Meta për mbështetjen e prodhimit shqiptar: Të rriten tarifat doganore për importin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të heqë tatimin 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produktet e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Meta thekson se fermerët ngarkohen me tatimin 20% më shumë se vendet e tjera e Rajonit dhe Europës.

REAGIMI I METËS
Të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produket e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”.
Fermerët ngarkohen me tatimin 20% që në shitje, që është më i larti në rajon, që është më i larti në Europë.
Ndaj prodhimet e importit e kanë fituar garën pa nisur, sepse atje mbështeten fermerët në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërsa këtu persekutohen që në nisje.
Qeveria nuk ka vullnet të rrisë tarifat doganore për produktet e importit, siç e lejon dhe marrëveshja e Tregtisë së Lirë, sepse kjo është një qeveri që e kemi thënë dhe e theksojmë që nuk ka interes të rrisë dhe të mbështesë prodhuesit dhe prodhimin. Kjo është një qeveri që u shërben oligarkëve dhe importuesve.



4 Comments

  1. Nese tarifat e Bujqeve dhe blegtoreve shqipetare, jane te barabarta me tarifat e bulqeve dhe blegtoreve te huaj, atehere perse te rriten tarifat, apo te paguaje konsumatori mercedesin e bariut?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *