• |
ide | kryesore

Salianji: Ahmetaj zbuloi se Rama është kreu i bandës mafioze

Arkiva, Lajme, Të fundit


Deputeti demokrat Ervin Salianji para protestuesve pranë Kuvendit deklaroi se Rama u detyrua të bllokojë opozitën për të hyrë në sallë.

Sipas tij kjo u krye për shkak se kreu i qeverisë “nuk kishte çfarë thoshte pasi Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama”.

“E patë se si sot Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në sallë sepse nuk kishte çfarë thoshte kur Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama. E dëgjuat me zë e figurë se si numri 2 i qeverisë tha se ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim zihemi me njëri-tjetrin”, u shpreh ai mes të tjerash.


2 Comments

  1. Dhe ndryshimi ishte I madh. Ndërsa në Uashington nuk e përfilli njeri, tek Rrugica e Salës” të 40 burra e gra që rijnë aty bërtisnin “Gazi, Gazi”. Kjo nuk është pak. Të paktën ka një vend ku ndjehet udhëheqës. Se siç pat thënë dhe Haxhi Qamili, “Sa të kem Ndroqin e Shijakun, skam çe du Talianin e Austriakun”.Ti duhet te ishe ne burg mbas vendimit te gjykates,por salihu me te tijet po te perdorin o saliHanj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *