• |
ide | kryesore

Shehaj: Kushtetuesja si çdo institucion, vegël për të mbrojtur qeverinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
shehaj



Deputeti Agron Shehaj, duke komentuar deklaratën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese (më poshtë) thotë se i paimagjinueshëm ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili pretendonte se mund të detyrojë deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të votojnë siç propozon Gjykata Kushtetuese. Sipas Shehajt, Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim kërkesën e ligjshme dhe kushtetuese të 1/5 të deputetëve për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës.

Shehaj shkruan se me një vendim absurd dhe të pakthyeshëm, kjo Gjykatë i dha maxhorancës të drejtën ekskluzive, në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetëve.

Sipas deputetit, institucionet paguhen për të mbrojtur interesin publik, por në fakt legjitimojnë korrupsionin dhe garantimin e pandëshkueshmërisë së Qeverisë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një konferencë për mediat ditën e sotme, është pyetur në lidhje me vendimin e institucionit që ajo drejton për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, të cilin Kuvendi nuk e ka votuar ende. Gjykata Kushtetuese rrëzoi Kuvendin për Xhaçkën dhe pranoi padinë e grupit të Alibeajt duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes. Zaçaj tha se të vësh në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Duke patur formën e ligjit dhe duke mos patur asnjë ekuivok për të mos u zbatuar, gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizma për të kontrolluar zbatueshmërinë e vendimeve.”, tha ajo.

Reagimi i Shehajt: 

Institucionet paguhen për të mbrojtur interesin publik por në fakt legjitimojnë korrupsionin dhe garantimin e pandëshkueshmërisë së Qeverisë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, pohoi se të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme.
Në fakt i paimagjinueshëm ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili pretendonte se mund të detyrojë deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të votojnë siç propozon Gjykata Kushtetuese.
Deputeti nuk mund të detyrohet nga askush për të votuar në një mënyrë apo në një tjetër. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e di këtë, por arrin të thotë gjithçka, vetëm që ministres investitore strategjike të mos ti hiqet mandati.
Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim kërkesën e ligjshme dhe kushtetuese të 1/5 të deputetëve për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës. Me një vendim absurd dhe të pakthyeshëm, kjo Gjykatë i dha maxhorancës të drejtën eskluzive, në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetëve.



4 Comments

  1. holta doli sepse shume here vendimet jane te dala nga zyra e rames dhe gjoja po thote qe ne jemi kunder vendimit te kuvendit kur vete ata jane shkelesit me te medhenj te kushtetutes duke qene te kapur dhe te varur nga kari i rames tekstualisht

    Gjykata kushtetutes eshte komplte vari karin dhe show i sotem ishte i shpifur dhe konfirmues se sata jane komplet vari karin

  2. E hengri shehaj. Propoganden e konviktorve te Lapsit.
    O shehaj…. E hoqi Lapsi ate artikull. E pa qe ishte nje budallik e gjysem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *