• |
ide | kryesore

Asamblea e PS të dielën/ Rama shtrëngon radhët pas “bombave” të Ahmetajt

Arkiva, Lajme, Të fundit


Rrëfimi i Arben Ahmetaj që përshkroi metodat mafioze në drejtimin e shtetit, përdorimin i SPAK për mbylljen e aferës së inceneratorëve, faljen e pasurive shtetërore “duke ngrënë qofte në verandë” nga Edi Rama apo përfshirja e familjarëve të kryeministrit në afera të dyshimta korrupsioni marrin përgjigje të dielën në mbledhjen e asamblesë kombëtare të PS.

Mbledhja është njoftuar në një mesazh nga Blendi Klosi dhe formalisht ka për qëllim raportimin e detyrave të lëna në Kongresin e fundit të PS.

Por Lapsi.al mësoi se qëllimi është përgjigjia e Ramës për “bombat” që lëshoi Arben Ahmetaj për peshën e korrupsionit dhe diktatin që Rama i përdor për të mbajtur pushtetin.

Më herët, Rama e kishte sulmuar Ahmetaj për “prishje të unitetit të partisë” duke lënë të nënkuptohet se ai i kishte dhënë opozitës dosjen e inceneratorëve. Por sipas Ahmetajt, kjo ishte vetëm një alibi për ta sulmuar duke i dhënë turmës “kokën e turkut”.

Në një nga mbledhjet e partisë, tregoi Ahmetaj, kryeministri Rama ishte shprehur se do ta çonte në të s’ëmës dhe pas kësaj kishte nisur veçimi i tij nga shokët socialistë, që siç u shpreh ai “kishin frikë të pinin një kafe me të”.

Mesazhi i Blendi Klosit

Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!

Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!

Sekretari i Përgjithshëm i PS
Blendi KLOSI


11 Comments

  1. Ekziston nje pyetje ekzistenciale 😄,
    Qe rama duhet ti drejtoje vetes para se te rrokulliset ne greminen qe ka krijuar vete,
    A ja vlejti??

    1. I Qifte Gomori Racen Rames dhe te gjithe Pjesmarresve ne Asamblene e Rilindasve Hajdute
      Avash avash do hajne kokat e njoni tjetrit☠️

  2. Po ua perseris Rilindas dhe ju sociaplehriste te degjeneruar,Rama do te kete fatin e Gedafit,besoj u kujtohet se si pesoi diktatori qe bente trimin e madh !!!!Nese u ka ikur nga kujtesa shikojeni ne Youtube e do te mesoni per fatin e tij.
    Nuk do te ike dot Edvini,nuk do te mund te kerkoje strehim ne Dubai,zero shanse.Shume shpirtra do ta perndjekin si monster kudo te jete.

    1. une them qe ky monster,duhet te ndjeke shembullin e mikut te tij ne dhomen e psikiatrise,ardian klosit.rruga me lehte,sepse fundi i ketij do te jete shume me i tmerrshem se sa i Gedafit.

  3. Asambleja do te kete rend dite :Lufte armiqve te brendshem se te jashtmit i kemi korruptuar,lufte opozites reale se Braven e kemi nderzyer,lufte medias se po humbim terren se Baton Stanishiqi,Serbi,iku nga mendorja live te emisioni i nje te korruptuari si Blendi Fevziu,sherbetor i ndyre i regjimit kriminal.
    Per luften ne disa fronte organizata kriminale PS do kete sponsore SPak-un Sigurimit te Shtetit dhe Çeten e Haxhi Lleshit ngq Daibra or ti me Ulusin ne krye.

  4. asamble direkt!

    intervista e ahmetajt qe percoi mesazhin e amerikaneve qe i kan thene mirupafshim rames paska patur efekt ne miletin ridhjeres.

  5. Eshte e kote, tashme Ahmetaj ka nisur rruge pa kthim! Do japi detaje ne intervistat e ardshme, Rame ziu eshte i tronditur tashme .. nuk llogarit me goditjet! Shah mat drogaxhi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *