• |
ide | kryesore

“Bellingham ëndërra e merkatos”. Marotta çon në delir tifozët e Inter e tregon çfarë e largoi nga Juventus

F1, Sport
marotta



Pas fitores në Derby d’Italia, Beppe Marotta ka folur për DAZN, duke prekur disa tema të rëndësishme. “Ajo që ka rëndësi është të përfaqësosh një klub që është rikthyer të jetë po aq i rëndësishëm sa ishte në kohën e tripletës – shpjegoi CEO i Inter -. Ne jemi të kërkuar nga shumë lojtarë”. “Zielinski? E informova De Laurentiis se po eksplorojmë terrenin në përputhje me rregullat. Pastaj nëse gjithçka shkon mirë do ta teserojmë dhe do ta shpallim – shtoi ai -. Është një nga ato mundësi që një klub duhet të përpiqet të shfrytëzojë”.

Marotta nuk ndalet aty, po ndez edhe fantazinë e tifozëve zikaltër. I pyetur nëse ka një ëndërr në merkato, CEO zikaltër u përgjigj: “Bellingham është një lojtar që më bën të argëtohem, por është më mirë të mos përmend asnjë emër… – vazhdoi ai -. Çfarë do të bëj pas Inter? Do të doja të merresha me në nivel politikani sportiv”.

Lexo më tejCuadrado feston fitoren e Inter, tifozët e Juventus tërbohen: “Duhet të kesh turp”

Marotta bën edhe një hap të vogël prapa dhe disa shpjegime për lamtumirën e tij nga Juventus. “Kur pronësia synon të përdorë një strategji tjetër, është menaxheri ai që duhet të bëjë një hap prapa. E unë e bëra këtë me një buzëqeshje në fytyrë. Dhashë atë që mora nga Juventus. Ishte e drejtë të respektoja vullnetin e pronësisë, që donte të rinovonte drejtimin – tha ai -. CR7 ishte një operacion me të cilin nuk isha dakord pjesërisht. Lojtari padyshim nuk diskutohet. Nga pikëpamja financiaro-ekonomike, megjithatë, ishte një operacion impenjativ. Por nuk ishte ky elementi që çoi në ndarje – vazhdoi ai -. Ishte më shumë një ndryshim në programin e klubit që çoi në fundin e një ciklit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *