• |
ide | kryesore

Botërori për klube e formati i ri Champions, paratë derdhen lumë: FIFA e UEFA mbi 5 miliardë euro shpërblime

F1, Sport
Champions



Ndërsa trajnerët, drejtuesit dhe lojtarët ankohen për shumë ndeshje në kalendar, FIFA dhe UEFA përgjigjen duke ëmbëlsuar gjithçka me një lumë parash. Në detaje, si Botërori i Klubeve, ashtu edhe formati i ri i Champions League do të sjellin shumë miliona euro në arkat e klubit. Shifrat në dorë, për turneun e FIFA-s, shuma totale e shpërblimeve është 2.5 miliardë. 100 milionë janë programuar për fituesin e turneut, rreth gjysma vetëm për pjesëmarrjen dhe shpërblimet ende të pacaktuara për kalimin e raundeve të ndryshme. Një luks i vërtetë. Nëse do të shkonte keq, në fakt, vetëm tre ndeshjet në grup do të garantonin një të ardhur prej 50 milionë euro.

CHAMPIONS MË FITIMPRURËS I HISTORISË

Por kjo nuk është e gjitha. Për të mbajtur larg sirenat e Super League, në fakt, për formatin e ri të Champions League, UEFA ka vendosur të rrisë me 30% çmimin e përgjithshëm në krahasim me edicionin aktual, duke e çuar atë në 2.7 miliardë euro. Para që duhet t’i sigurojnë klubeve rreth 60 milionë euro vetëm për hyrjen në fazën e parë dhe që sigurisht do të zgjerojnë diferencën me skuadrat që nuk do të marrin pjesë.

PENGESA E FORTË PËR BOTËRORIN E KLUBEVE

Shuma që do të mbushin arkat e klubeve kryesore dhe do të revolucionarizojnë tregun. Jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin kohor. FIFA dhe UEFA po studiojnë në fakt një zgjidhje për të zgjatur skadimin e kontratave ekzistuese në mënyrë të tillë që të mbulojë kohën e Kupës së Botës për Klube, finalja e të cilit është caktuar më 13 korrik. Ideja, megjithatë, do të binte ndesh me vullnetin e lojtarëve dhe të klubeve që i kanë blerë, sepse do të ishin të detyruar të prisnin deri në fund të korrikut për të pasur lojtarët në dispozicion.

Lexo më tej: “Ceferin kërkon të zgjasë pushtetin, mosaprovim total”: kontrastet me sllovenin largojnë Boban nga Uefa

Pak a shumë si ajo që ndodhi me Timo Werner në vitin 2020, kur pandemia shtyu Champions League dhe lojtari preferoi të stërvitej me ekipin e tij të ri (Chelsea), duke hequr dorë nga pjesëmarrja në turne me Leipzig për të shmangur dëmtimet. Një rast që tashmë duket se është rikthyer në aktualitet dhe për të cilin FIFA do të duhet të gjejë një zgjidhje në funksion të Kupës së Botës për Klube.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *