• |
ide | kryesore

FOTO/ U fut në korsinë e gabuar, humb jetën i riu shqiptar në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptar



Një aksident fatal ndodhi mbrëmjen e së hënës së 5 shkurtit në Picenza të Italisë. Viktima është 22-vjeçari shqiptar Eriselto Neli. Ai hyri me makinën e tij BMW në një korsi të gabuar dhe u përplas me një autobusi. I riu ishte duke u drejtuar për në kabinën e pagesës së autostradës kur ndodhi aksidenti.

Përplasja kokë më kokë me mjetin e rëndë nuk i dha mundësi për shpëtim. Mediat italiane shkruajnë se dyshohet se 22-vjeçari mund të ketë humbur kontrollin e makinës kur po kryente një manovër në kthesë dhe kishte përfunduar në korsinë e gabuar. Në krahun tjetër autobusi ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë.

Edhe pse të riut iu dha ndihma e parë, përpjekjet rezultuan të kota. Makina e tij u shkatërrua plotësisht. Drejtuesi i mjetit tjetër ka pësuar vetëm lëndime të lehta, por është në gjendje shoku. Ishin mjekët dhe zjarrfikësit që bënë të mundur nxjerrjen e të riut nga mbetjet e makinës.

Autostrada qëndroi e mbyllur për qarkullim për një kohë të gjatë derisa rruga u pastrua. Megjithatë, shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar nga efektivët e policisë lokale të Piacenza. Si makina ashtu edhe autobusi u sekuestruan. Trupi i 22-vjeçarit shqiptar është në dispozicion të organeve të drejtësisë. ©LAPSI.al

Incidente Piacenza BMW-ja" e tij u përplas me një autobus, humb jetën 22-vjeçari shqiptar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *