• |
ide | kryesore

Shteti në terren për vota, Rama cakton zonat e ministrave dhe drejtorëve (dokumenti)

Arkiva, Kryesore, Lajme



Më të rinjtë kanë nisur bisedat e Shën Valentinit këtë periudhë. Për fermerët është ajo pjesë e stinës kur plehërohet toka. Opozitarët janë në protestë. Ndërsa Edi Rama ka nisur punën për mandatin e katërt.

Sipas një dokumenti të brendshëm të Partisë Socialiste dhe të siguruar nga Lapsi.al ministrave të qeverisë, zv-ministrave, deputetëve, kryetarit të bashkisë, drejtorëve dhe drejtuesve të institucioneve kryesore në Tiranë u janë caktuar tashmë zonat për të punuar për zgjedhjet e 2025.

Kuptohet se disa ministra janë drejtues politikë në qytete të tjera. Dihet tashmë se Belinda Balluku është caktuar drejtuese politike në Dibër, Taulant Balla në Lushnjë dhe Elisa Spiropali në Shkodër. Të tjerët, si më poshtë, janë përqëndruar në Tiranë.

“Xhaketat e vjetra”

Bie në sy rikthimi i Gramoz Ruçit dhe Namik Dokles si dy koordinatorë të PS në zgjedhjet e ardhshme. Të dy kishin dalë në pension politik prej vitesh. Vendimi për t’i rikthyer mund të duket e panatyrshme për një politikan si Rama që në vijën e parë preferon djem dhe vajza, jo vetëm të rinj, por edhe të estetikisht të pëlqyeshëm.

Por kësaj radhe, rikthimi i “xhaketave të vjetra” si Ruçi dhe Dokle mund të ketë një efekt amortizues, për të gjithë ata socialistë “të llahtarisur” nga aferat e korrupsionit dhe luksi i jetës së “rilindasve”, që prej 10 vitesh janë ulur në postet më të lakmuara të qeverisjes.

Për këtë, Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle janë caktuar të punojnë në mënyrë simbolike në një zonë të njësisë nr.2 në Tiranë.

Nga dokumenti i brendshëm i Partisë Socialiste që disponon Lapsi.al bie në sy, përfshirja e Fatmir Xhafajt në mesin e koordinatorëve të Tiranës, që është caktuar për të punuar në njësinë nr.2 në Tiranë. Edhe pse ka pasur fërkime të forta, Rama e ka kuptuar se është koha për t’i lënë pas krahëve inatet e vjetra dhe ta lërë të punojë për të ish-ministrin e brendshëm. Në fund të fundit, Xhafaj tregoi se mund të zgjidhej deputet edhe duke thyer herësin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Nuk ndodh kështu me Pandeli Majkon, të cilin Rama nuk e ka përfshirë në mesin e koordinatorëve të Tiranës.

Partia nuk e ka harruar Mimi Kodhelin. E mbetur pa asnjë post prej vitesh tashmë, Kodheli duhet të ndjehet me fat që janë kujtuar për të duke e caktuar koordinatore diku larg, në fshatrat Gosë dhe Lekaj të Kavajës.

Një ish tjetër të cilit Rama ia ka dhënë një shans është edhe Ditmir Bushati, që është ngarkuar të punojë në zonën nr.2 në Tiranë.

“Mishi i huaj në PS”

E vetmja ministre që nuk është ngarkuar të mbledhë vota në terren është Adea Pirdeni, e emëruar në detyrë pak kohë më parë. Të tjerët duhet të përshtaten nga jeta e burokracisë, tek ajo e partisë. Dhe këta janë shumë tashmë në qeveri.

Për shembull, Igli Hasani, ministri i ri i jashtëm do t’i duhet të dalë nga korridoret e diplomacië, të heqë kollaren dhe të gjejë gjuhën me banorët e Paskuqanit, aty ku e kanë caktuar për të mbledhur vota.

Një lloj eksperience socializimi me banorët e Golemit do ta ketë edhe Ministri i Financave, Ervin Mete. Nuk dihet se çfarë e lidh Ogerta Manastirliun me Rrogozhinën, por kjo është zona ku e ka caktuar partia ministren e Arsimit dhe të Sportit.

Nuk kish si të mungonte në listën e koordinatorëve të PS për zgjedhjet edhe Blendi Gonxhe që i kanë caktuar dy zona për t’u marrë. Një në njësinë nr.4 dhe një tjetër në njësinë nr.5 në zonën e ish-bllokut.

Më e pamëshirshme është treguar partia me Albana Koçiun, që është ngarkuar me një zonë në njësinë nr.2, një zonë në Ndroq dhe një tjetër në Kavajë. Kush kujton se nuk mbahen dy kunguj në një sqetull, duhet të shohë nga ministrja e shëndetësisë që në këtë rast po mban tre.

Një zonë në lagjen 1 ia kanë ngarkuar edhe Delina Ibrahimajt, ministre e shtetit për sipërmarrjen, por edhe kjo duket më shumë simbolike. Edhe pse ka vite tashmë në qeveri, Bora Muzhaqi nuk është shquar për krijimin e lidhjeve të forta me socialistët, ndaj edhe asaj i është caktuar një zonë në njësinë nr.9 sa për të larë gojën.

Në terren ka dalë edhe kryenegociatorja me Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, së cilës i është ngarkuar mbi supe të punojë për një zonë në njësinë nr.1 në Tiranë. Nuk mungon as ai që socialistët e konsiderojnë një ekspert të sondazheve dhe të përpunimit të të dhënave në zgjedhjes, si Arbian Mazniku, aktualisht ministër për pushtetin vendor. Maznikut do t’i duhet të punojë për të mbledhur votat e banorëve të Kasharit.

Erjon Veliaj në Kavajë

4 vite më parë, Erjon Veliaj u caktua drejtues politik për Tiranën. Me peshën e aferës së inceneratorit mbi supe, nuk dihet nëse do ta ketë sërish këtë pozicion. Megjithatë interesante është që Rama e ka dërguar si koordinator në një zonë të vështirë, si ajo e Kavajës, ku socialistët humbën në 14 Maj.

Pavarësisht përuljes dhe servilizmit që Veliaj shfaq rregullisht ndaj Ramës dallohet një lloj kënaqësie perverse për ta caktuar atë në një bastion demokratësh si Kavaja, por edhe si një detyrë që e largon nga zyra e tij në bashkinë e Tiranës.

Hamendësime janë hedhur vazhdimisht për ekuacionin Rama-Veliaj, megjithatë kush ka pritur ndonjë shenjë tjetër veç servilizmit në sjelljen e Veliajt ka dalë përherë i zhgënjyer. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhë marrëdhënia mes tyre deri në zgjedhjet e ardhshme.

Drejtorët e administratës

Në listë nuk mungojnë as drejtorët e mëdhenj të administratës, elefantë të aferave dhe të akuzave për korrupsion.

Në përshtypje të parë emra si Gent Gazheli, Admir Abrija, Afrim Qendro, Artan Lame etj janë nivel më i ulët politik se ministrat apo deputetët. Ndoshta nuk i thonë asgjë lexuesit të pavëmëndshëm të politikës, por në realitet këta janë njerëzit që kanë menaxhuar dhe menaxhojnë portofole të rënda në administratë.

Paratë që fitohen në dogana, tatime apo legalizime pronash janë një armë shumë e fuqishme në fushatë, që shpesh bëjnë diferencën në mbledhjen e votave përballë rivalëve politikë. Po ti shtosh këtu edhe ndikimin që kanë premtimet për rrogat në vendet e punës në administratë, dhënien e ndihmave sociale për familjet në nevojë, pagesat e kempit, shoqëruar nga orientimi i bizneseve të mëdha, duhet kuptuar se dokumenti i brendshëm që qarkullon në PS tregon se si i gjithë shteti pak nga pak do të marrë formën e një makinerie gjigande të mbledhjes së votave.

Shkopi me të cilin vinin kërcënimet për gjoba, taksa  më të rënda dhe ndëshkime policore do të shndërrohet ngadalë në një karrotë me tolerancë, amnisti dhe përkëdhelje të tjera për qytetarët. Sigurisht, deri ditën e zgjedhjeve të 2025./Lapsi.al



12 Comments

  1. “Kur isha ne Angli me priti rishi sunaku! I shpreha keqardhjen per doreheqjen e Borisit, per te cilin me pare kisha folur edhe me Manuelin per Borisin dhe hallet qe ka Evropa,per te cilat ne fund une i dhashe mendimin tim per problemet qe me parshtroi manueli. I pata folur edhe Olafit, por ky nuk shprehu keqardhje sepse Borisi eshte i djathte
    e me tha mos me bezdis me me telefona se nuk dua t’a di per te..Kete ja thashe efhe manuelit, Ai me siguroi qe te mos merzitem sepseme tha; ke mbeshtejen time. Ti je lader mondial,kemi nevoje per mendjet si ti ne ne Evrope”

    1. Po zgjedhjet e 2025 janë shumë larg.
      Ohu, një vit larg.
      Po ndërsa PS ka filluar fushatën për 2025, PD luan teatrin tragjedi Romeo e Zuljeta.
      Zhuljeta ( SRB ) në ballkon dhe Romeo ( rithemelimi ose ridhjerja ) poshtë ballkonit.
      Në fund vdesin edhe Romeo edhe Zhuljeta.
      Kush e ka parë shfaqjen?
      Kush vdes më parë?
      Romeo apo Zhuljeta?

  2. Tamam keshtu organizohet dhe fiton.
    Ne jemi o burra xhyha .te djegim dhe ta vrasim.
    Oh cfare i beri Nanos ky plehre.
    Ate qe ke bere ate do te bejne.

  3. Kijeni inat por duhet tu japim hakun.
    Ps. Eshte nje makin super e organizuar elektorale.
    Kush eshte mare me zgjedhjet e di shume mire se cfar organizimi kan.
    Cdo fraksion ne ate parti funksionon ne menyre perfekte.
    Cdo forum eshte i barabart. Dhe kan peshen e vet. Forumi i grave teper i vlersuar, dhe me nje super organizim.
    Te gjith ata qe jan caktuar per zgjedhjet punojn non stop.
    Dhe eshte e vertet. Qe sa mbarojn nje pal zgjedhje.
    Javen tjeter fillojn pergatitjet, per zgjedhjet qe jan per 2 vjet e ardhshme.

    Te pd.
    Lesh arapi. Nuk mer vesh i parin te dytin. Te gjith me koke tyre.
    Dembela. Mendojn se ka kohe. Te gjith mendojn se kujt tja fusi kujt.
    Dhe besojn se njerzit thjesht do i votojn. Se jan lodhur me socialistet.
    Njerzit e tyre i takojn, thjesht sa per sy e faqe.
    Forumet nuk respektohen dhe nuk kan asnje pesh.
    Nuk nxierrin asnje konkluzion pas zgjedhjeve. Pse humbem?
    Dhe behen gati per zgjedhjet e ardhshme ne rastin me te mire 6 muaj para.

  4. keta po te ishin gjalle kadri hazbiu beqir balluku dhe ardian cela do i merrnin ne qeveri dhe ne poste drejtuese shiko skender hjinushin

  5. Kjo është arsyeja përse ai nuk rregjistron një parti, dhe përse nuk shkëputet nga Ilir Meta që ta përdorë për vule dhe sigël.

    Edi Paloka dhe të tjerë që janë me Berishën duhet të zgjidhin këtë hall. Dhe halli është si të jenë një parti që nuk është kryetar Sali Berisha, Argita Berisha, Shkëlzen Berisha, Liri Berisha, dhe gratë e burrat e tyre.

    Kaq është e ndaluar, se janë hajdutë të certifikuar, minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.Pse dini gje lapsexhinjt qe zgjedhjet behen pa vota,salihu metaj basha idrizi per cfare dalin e ulurisin ne rrugica,vetem per vota qe te shpetojne bythen me mut qe shpellkaret maloke e lapijne cdo nate

  6. dy politikanë të së djathtës, të ardhur nga shtresa e ish-të përndjekurve, për të përfituar nga rasti dhe për të dalë në foto me vajzën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti duket se u ka shkuar udhëtimi kot deri në SHBA, sepse një foto me vajzën e Metës mund ta kishin siguruar edhe në Tiranë

  7. Flamur Noka imiton ballistët
    “Kur zbardhi një ditë” filmin pa ngjyra
    Ku trimat e Selfo Qorrit këmbëkryq
    I hedhin miell sho-shoqit në fytyra.

    Flamur Noka trim mbi trima
    lufton me një pako miell
    ia hedh në fytyrë gardistit
    jo natën, por ditën për diell.

    Gardistit si qengj i urtë
    i është zbardhur fytyra krejt
    ndërsa më tutje ca të tjerë
    bëjnë foto shpejt e shpejt.Salihu eshte per nate ne ballkon per vota o shkulLlak

  8. ‘Ky që bën mbrojtësin e Sali Berishës sot ishte prokurori i Fatos Nanos. Nuk ka të ngjashme.

    Fatos Nano banon në një apartament. Kjo është diferenca midis Nanos dhe atij.

    Këtë po e konsiderojnë ‘non grata’. Ndërkohë Fatos Nano nuk pati asnjë nga këto.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *