• |
ide | kryesore

Gjysmë toni drogě në një fabrikë kafeje, pranga dy shqiptarëve në Zvicër

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zvicër



Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë zvicerane, pasi janë kapur me drogë. Arrestimi ndodhi në Romont të Zvicrës. Ata janë në paraburgim në lidhje me zbulimin e gjysmë ton drogë në fabrikën Nespresso, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27ch.

Zyra e Prokurorit Publik të Bazelit ka identifikuar dy të dyshuar në lidhje me sekuestrimin e jashtëzakonshëm të kokainës në fabrikën Nespresso në Romont në vitin 2022. Bëhet fjalë për dy shqiptarë të vendosur në veri të Italisë. Dy shqiptarët dhe një person tjetër, kanë tentuar më kot të marrin drogën para se të binin në prangat e policisë. Njëri prej tyre është ekstraduar nga Italia në Zvicër.

Kujtojmë këtë zbulim të pazakontë: 500 kg pluhur të bardhë, të fshehur në një enë me kafe që mbërriti nga Brazili nëpërmjet Antwerpen. Katër muaj më vonë, në shtator 2022, Zyra e Prokurorit Publik të Friburgut njoftoi se po pezullonte hetimin për shkak të mungesës së rezultateve. Hetuesit nuk kanë mundur të identifikojnë personat e përfshirë në këtë trafik droge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *