• |
ide | kryesore

Kthehet Hoxhallari, por Deliu e Haxhiu trembin teknikun Ahmataj: mund të humbasin derbin me Partizanin

F1, Sport
Ahmataj



Një fitore, e vuajtur por shumë e rëndësishme, në Kukës, nuk mjafton për ta mbajtur vendin në Final Four të sigurtë dhe Julian Ahmataj ka nevojë për të gjithë lojtarët e tij për të përmbushur misionin. Në këtë këndvështrim, rikthimi pas skualifikimit të Erion Hoxhallarit do të jetë shumë i rëndësishëm. Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Skënderbeut dhe tani është gati të marrë vendin e tij në fushë ndaj Erzenit. Një lajm i mirë për teknikun Ahmataj që i ka të gjithë lojtarët e tjerë në dispozicion.

Në fakt, me largimet e forta në janar dhe mungesën e përforcimeve Tirana është nga ato skuadra me organikë të shkurtër, me pankinën të mbushur me lojtarë të rinj, ku vetëm ndonjëri mund të ketë minuta eksperience në Superiore. Në këtë pikë, Ahmataj sheh me frikë në çdo ndeshje kartonët e marrë apo dëmtimet e mundshme. Edhe kundër Erzenit janë dy lojtarë që duhet të bëjnë kujdes, sepse në rast kartoni do të humbasin derbin kryeqytetas me Partizanin. Ardit Deliu dhe Rimal Haxhiu, dy lojtarë shumë të rëndësishëm për Ahmataj, kanë nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen me shijakasit, do të humbasin derbin e shumëpritur me Partizanin.

Lexo më tejMaguette nuk stërvitet edhe sot, humb derbin me Dinamon: Shehi në dilemë për zëvendësuesin

Tirana ka nevojë për pikë, sepse Dinamo është vërtetë -5 në renditje, por ka një ndeshje për të rikuperuar. Kështu, shkurti kthehet në tepër delikat për të besuarit e Ahmataj, që mund ta shohin veten të rrezikojnë katërshen e parë, që është edhe objektivi kryesor i bardhebluve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *