• |
ide | kryesore

Nations League/ Grup i tmerrshëm për Italinë: ja kompozimet e katër ligave dhe 14 grupeve

Sport
Nations



Në Paris është formatuar edicioni i ri i Nations League. 54 kombëtare kanë njohur kundërshtarët e tyre, të ndarë në 4 Liga dhe 14 grupe. Shorti ka qenë i ashpër me Italinë, që ka rënë në një grup të hekurt me Belgjikën, Francën dhe Izraelin. Por sigurisht në Ligën A nuk mund të kishte grupe të lehta, ndërsa në atë B ka buzqëeshur Shqipëria, por jo Greqia.

Në Ligën C, Kosova është pozicionuar në grupin C2, duke u shortuar me Rumaninë, Qipron dhe fituesitn e playoff-it Lituani/Gjibraltar*

LIGA A

Grupi A1:
Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci

Grupi A2:
Itali, Belgjikë, Francë, Izrael

Grupi A3:
Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë

Grupi A4:
Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi

LIGA B

Grupi B1:
Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji

Grupi B2:
Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi

Grupi B3:
Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan

Grupi B4:
Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

LIGA C

Grupi C1:
Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni

Grupi C2:
Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar*

Grupi C3:
Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi

Grupi C4:
Armeni, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letoni

LIGA D

Grupi D1:
Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenshtejn

Grupi D2:
Moldavi, Malta, Andorra

TË REJAT E EDICIONIT 2024/25

Deri në edicionin e kaluar, vetëm skuadrat e renditura më të mira nga katër grupet e Ligës A hynin në Final Four. Formati i ri në vend të kësaj prezanton çerekfinalet me dy të parat në grup që kalojnë në raundin tjetër. Fituesit e çerekfinaleve më pas do të marrin një kalim për në finale, të planifikuar për në qershor 2025 në shtëpinë e një prej katër finalistëve. Vetëm skuadra e vendit të katërt në grup do të zbresë drejtpërdrejt në Ligën B, ndërsa skuadra e vendit të tretë do të luajë një play-off mbijetese kundër një prej skuadrave të renditura në vendin e dytë nga Liga B.

Përveç dhënies së vetë trofeut dhe vlefshmërisë për renditjen, Nations League do të ndikojë edhe në shanset për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Katër finalistët e Nations League në fakt do të vendosen në një grup me një ekip më pak dhe, në në rast të dështimit të hyrjes në Kupën e Botës nga kualifikueset, ata do të kenë të drejtën e vendeve në play-off.

NATIONS LEAGUE 2024/25, TË GJITHA DATAT

– Raundi i parë: 5-7 shtator 2024

– Raundi i dytë: 8-10 shtator 2024

– Raundi i tretë: 10-12 tetor 2024

– Raundi i katërt: 13-15 tetor 2024

– Raundi i pestë: 14-16 nëntor 2024

– Raundi i gjashtë: 17-19 nëntor 2024

– Shorti i playoff për fazën me eliminim direkt: nëntor 2024

– Playoff për fazën me eliminim direkt: 20-25 mars 2025

– Çerekfinalet e Ligës A: 20-25 mars 2025

– Faze finale: 4-8 qershor 2025

NATIONS LEAGUE, FITUESIT

2019: 1° Portugalia, 2° Holanda, 3° Anglia, 4° Zvicra

2021: 1° Franca, 2°Spanja, 3° Italia, 4° Belgjika

2023: 1° Spanja, 2° Kroacia, 3° Italia, 4° Holanda



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *