• |
ide | kryesore

Sot seanca në GJKKO, Berisha kërkesë për të marrë pjesë në Kuvend

Lajme, Të fundit



Në Gjykatën e Posaçme sot do të zhvillohet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’ dhe nën masën ‘arrest shtëpie’. Berisha kërkon leje për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Seanca pritet të nisë rreth orës 14:30, ndërsa avokatët kërkojnë për herë të katërt kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Seanca e 1 shkurtit u shty nga gjyqtarja Gjoka me argumentin se fletëthirrjen që do të zhvillohej seancë gjyqësore e ka firmosur Argita Berisha dhe jo vetë ish-kryeministri.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Berisha akuzohet se ka ndërmarrë veprime në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.



1 Comment

  1. do rrish ne arrest shtepiak deri sa te marresh denimin e duhur per aferen e klubit partizani dhe 21 janarin o kurve vucidoli Ti dhe familja jote jeni Non Grata per SHBA dhe Britanine e madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *