• |
ide | kryesore

Video/ Sylvinho entuziast për shortin e Nations League: “Grupi i fortë, por i bukur dhe i ekuilibruar”

Sport, Video
sylvinho



Prezent në ceremoninë e hedhjes së shortit në Paris për edicionin e katërt të Nations League, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka komentuar grupin e kuqezinjve. Shqipëria gjeti përballë në Grupin B1 një njohje të vjetër si Çekia, por edhe Ukrainën e Gjeorgjinë, edhe këta kundërshtarë me precedentë për kuqezinjtë.

Braziliani e ka pranuar sfidën me sportivitet: “Është gjithmonë nder të jesh këtu dhe të marrësh pjesë në një short të bukur si ky i sotmi. Kishte shumë njerëz dhe skuadra të rëndësishme këtu. Nuk është e thjeshtë, është një grup i vështirë. Nuk është e thjeshtë, të gjithë po rriten shumë. Kemi luajtur së fundmi me Çekinë, një skuadër e fortë. Gjeorgjia po ashtu, një ekip që po rritet shumë. Ashtu edhe Ukraina. Është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por i bukur. Ecim përpara”.

Lexo më tejVideo/ Shorti i favorshëm, por Duka donte Anglinë: “Uroj të kemi të njëjtat rezultate si në kualifikuese”

Sylvinho nuk ngurroi edhe të shpalosë objektivat e skuadrës, duke karikuar kuqezinjtë si të barabartë me të gjithë. “Ne duhet të luajmë. Është një kompeticion i vështirë. Gjithçka luhet brenda tre muajve, shtator-tetor-nëntor. Ky është një moment tjetër në jetën tonë për të bërë një përpjekje të madhe për të luajtur dhe për të provuar. Mendoj se jemi të barabartë me të gjithë ekipet. Është një grup i vështirë, por shumë i ekuilibruar”, e mbylli Sylvinho.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *