• |
ide | kryesore

Defektet e inceneratorit/ Mal me plehra në landfillin e Elbasanit

Kryesore, Lajme



Gjatë një takimi elektoral në qytetin e Elbasanit përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryeministri Edi Rama këmbënguli se investimi për ndërtimin e incineratorit po funksiononte, ndërsa akuzoi opozitën se kërkonte ta kthente Elbasanin “te mali me plehra”.

“Ata kanë punë e vet, impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin pastër,” tha Rama.

Të njëjtën linjë ndoqi edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, i cili akuzoi kundërshtarin e tij politik se po hidhte “vrer e baltë” në lidhje me punën e inceneratorit. Më 7 prill, sipas një kronike të parapërgatitur televizive, Llatja u shfaq në ambientet e incineratorit për ta vënë atë në punë pas një remonti.

“Në fakt, ja ku është impianti. Mund ta shikoni në të gjitha proceset e tij. Qytetarët dinë ta dallojnë gënjeshtrën nga realiteti,” deklaroi ai.

Inceneratori i Elbasanit është i vetmi impant i përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, të hetuara ose gjykuara për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Por ndryshe nga deklaratat publike të Ramës dhe Llatjes, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se edhe ky impiant ka shfaqur defekte të shpeshta, duke rritur malin me mbetje të patrajtuara në landfillin e Elbasanit si dhe duke rrezikuar një krizë të re mjedisore për bashkitë e qarkut.

Inceneratori i Elbasanit administrohet prej dhjetorit 2021 nga kompania publike Eco-Elb përmes një kontrate qiraje me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK.

Në dhjetor 2023, kompania Eco-Elb deklaroi në një përgjigje me shkrim për këshilltarët bashkiakë të opozitës se impianti kishte punuar me ditë dhe nuk kishte prodhuar energji elektrike gjatë vitit 2023.

“Impianti gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë, ndërsa për vitin 2023 ndezja e impiantit u realizua në muajin prill dhe vazhdon funksionimi i tij. Gjatë kësaj kohe, (prill-shtator 2023) janë shfaqur defekte, të cilat kanë çuar deri në fikje të detyruar të impiantit,” thuhet në përgjigjen e administratorit Leli Kaja të cilën BIRN e disponon.

Dokumenti tregon gjithashtu se sasia e mbetjeve të depozituara në landfill e ka tejkaluar kapacitetin e këtij të fundit, duke krijuar “malin me plehra” që kryeministri premtoi të zhdukte.

“Në këto rrethana, sasia e mbetjeve që nuk trajtohet depozitohet në lendfill. Kapaciteti i lendfillit është tejkaluar, pa llogaritur këtu sasinë e mbetjeve ekzistuese në lendfill, para nënshkrimit të kontratës së qirasë, midis shoqërisë sonë me AAPSK,” thuhet në përgjigje.

Këshilltarët e opozitës në bashki, ekspertë të mjedisit dhe anëtarë të shoqërisë civile akuzojnë se pasojat e projektit kontravers në mjedis dhe buxhetin lokal janë të rënda, ndërsa vënë në dukje se për funksionimi e tij nuk ka transparencë as nga bashkia dhe as nga kompania publike ECO-ELB.

“Tejkalimi i kapacitetit të landifillit rëndon dhe shton rreziqet e ndotjes,” thotë Ahmet Mehmeti, një ekspert i mjedisit në Elbasan, që shton se inceneratori duhej ta shmangte këtë situatë.

Edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak, Bjanka Çobja i tha BIRN se qytetarët po paguanin për një shërbim fiktiv dhe se kompania publike abuzonte duke kryer tendera sikur impianti të ishte në punë.

Mungesë transparence

Afera e inceneratorëve u ka kushtuar deri më sot taksapaguesve shqiptarë rreth 150 milionë euro, ndërsa një numër i lartë zyrtarësh publikë janë nën akuzë ose janë shpallur fajtorë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe tre administratorët e kompanive të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë dënuar për vepra penale të lidhura me aferën e inceneratorëve, ndërsa ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati.

Inceneratori i Elbasanit është më i vogli mes tre impianteve të planifikuara dhe i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro. Ndonëse u mburr nga qeveria për teknologjinë dhe zgjidhjen që do të ofronte në përpunimin e mbetjeve, impianti është ndezur me hope.

Të nxitur nga shpërthimi i një zjarri masiv gushtin që shkoi, një grup i këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit kërkuan më 26 tetor 2023 informacion mbi funksionimin e inceneratorit. Bashkia Elbasan është aksionarja më e madhe në kompaninë publike me 52 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes 6 bashkive të tjera të qarkut.

Dy muaj më vonë pas shumë letërkëmbimesh, këshilltarët morën një përgjigje me informacione kontradiktore dhe të cunguara.

“Ne kemi marrë vetëm një pjesë shumë të vogël të përgjigjeve nga kjo kërkesë për informacion dhe u deshën dy muaj për të marrë një përgjigje,” i tha BIRN Bjanka Çobja, anëtare e Këshillit Bashkiak Elbasan.

Në përgjigjen që disponohet nga BIRN, administratori Kaja herë pohon që inceneratori është funksional dhe herë të tjera thotë që ai është fikur për shkak të defekteve. Por ai pranon në shkresë që impianti gjatë vitit që shkoi nuk ka prodhuar energji elektrike, për shkak të problemeve në gjenerator dhe turbinë.

Gjithashtu, Kaja pohon se në landfill ishin depozituar rreth 34 mijë ton mbetje gjatë vitit 2022 dhe 36 mijë ton mbetje deri në shtator të vitit 2023, pa llogaritur sasinë e akumuluar të mbetjeve të depotizuara përpara lidhjes së kontratës së qirasë.

Ai shton se ka njoftuar bashkitë e qarkut Elbasan për tejkalimin e kapaciteteve të landfillit, ndërsa thekson se e ka të pamundur momentalisht që të kryejë investime për ndërtimin e një landfilli të ri për shkak të situatës juridike me asetet e impiantit.

I pyetur nga BIRN në lidhje me kontradiktën mes deklarimeve të tij gjatë fushatës dhe shkresës së Kajës, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja fillimisht kundërshtoi gjetjet dhe ironizoi këshilltarët e opozitës se nuk lexonin saktë.

“Shikojeni saktë shkresën që kanë anëtarët e këshillit pasi nuk e lexojnë saktë”, shkroi Llatja në ËhatsApp.

Kur BIRN i vuri në dispozicion pjesë të përgjigjes nga shkresa, Llatja pranoi defektet dhe ndalimin e punës, por këmbënguli se inceneratori kishte punuar 5 muaj pa ndërprerje deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Ai tha se tejmbushja e landfillit vinte vetëm për shkak të ndërprerjeve për remont.

Edhe administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja pretendoi përmes një bisede telefonike me BIRN se impianti punonte dhe premtoi fillimisht se mund ta vizitonim kompaninë për ta verifikuar në terren. Kaja madje ironizoi gazetarët se vinin me kamera fshehurazi “pas derës”, duke lënë të kuptohej se ata ishin të hapur për vizita.

Por kur BIRN kërkoi që të vizitonte impiantin, Kaja ndryshoi qëndrim dhe pretendoi se duhej të merrej leje nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK.

Drejtues të AAPSK-së i thanë BIRN se prona menaxhohej nga ECO-ALB me kontratë qiraje dhe se kjo e fundit ishte përgjegjëse për të pranuar apo jo vizitorë. “Për ne vizitojeni patjetër”, tha drejtuesi i AAPSK.

Megjithatë, BIRN e pati të pamundur të vizitonte impiantin, pasi Kaja nuk u përgjigj më dhe bllokoi numrin nga i cili mori pyetjet dhe telefonatat.

Akuza për abuzime të reja

Për banorët e Elbasanit nuk është enigmë funksionimi ose jo i inceneratorit, pasi ata ndjejnë erën e tymit kur ai vihet rrallë në punë.

“Nga ajo çfarë shihet me sy të lirë, mbetjet janë bërë kodër,” thotë Gentjan Sejrani, përfaqësues i Shoqërisë Civile, i shton se kompania nuk dukej që po kryente shërbimin për të cilin paguhej.

Ndërkohë, këshilltarët bashkiakë të opozitës në Elbasan ngrenë pikëpyetje jo vetëm për abuzimet e së shkuarës, por edhe për shpërdorime aktuale.

“Kontrata midis bashkisë dhe ECO-ELB është se bashkia paguan 2500 lekë për ton dhe në këtë vlerë duhet të përfshihen tre procese; grumbullimi, trajtimi dhe incenerimi. Nga përgjigjja që kemi marrë duket qartë që bëhet vetëm grumbullim dhe bashkia vazhdon të paguajë për procese që nuk bëhen,” thotë anëtarja e Këshillit Bashkiak, Bjanka Çobja.

Çobja dhe kolegët e saj ngritën po ashtu shqetësimin se kompania publike po harxhonte para në impiant, edhe pse ai nuk ishte funksional.

“Ndërkohë nga ana tjetër, vetë shoqëria ka vazhduar të bëjë tendera klientelistë sikur inceneratori të ishte në funksion të plotë,” shtoi Çobja.

Gjatë periudhës janar-shtator 2023, kompania Eco-Elb mblodhi nga tarifa e depozitimit të mbetjeve rreth 90 milionë lekë dhe shpenzoi në tendera për karburant, makineri dhe produkte të tjera rreth 124 milionë lekë.

Sipas përgjigjes së Eco-Elb, impianti harxhonte mesatarisht 8.3 litra karburant në orë dhe nëse do të punonte pa ndërprerje gjatë gjithë vitit, do të shpenzonte rreth 72 mijë litra me një kosto prej 13.5 milionë lekësh.

Megjithatë, kompania Eco-Elb shpenzoi 18.8 milionë lekë verën e vitit 2023 për blerje karburanti për nevojat e impiantit.

Ahmet Mehmeti, ekspert i mjedisit në Elbasan thotë se ata ende nuk ishin të qartë mbi ndotjen që krijohej nga teknologjia që po përdorej, por matjet pranë inceneratorit tregojnë sipas tij nivele 4-6 herë më të larta të ndotjes në kohën që ai është i ndezur.

Megjithatë, Mehmeti thotë se mosfunksionimi i plotë i impiantin po ia shton hallet mjedisore qytetit, që është ndër më të ndoturit në vend.

“Me ndërtimin e inceneratorit nuk duhet të kishte depozitim të mbetjeve apo landfill. Rezultati nga mbetjet duhet të ishin vetëm hirat, që duhet të depozitoheshin në një vend të përcaktuar dhe në kushte optimale larg ndikimit në mjedis,” tha Mehmeti.

“Mostrajtimi i tyre do të ndosë edhe lumin Shkumbin duke u kthyer në një vatër të re më të rrezikshme për Elbasanin,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al



29 Comments

  1. Është fjala Për Flamur Nokën. Në fillim sulmoi me miell sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit se i ka prerë rrogën për kohën që është përjashtuar. Pastaj qëlloi me miell gardistët që nuk e linin të hynte brenda. Më vonë qëlloi me vezë makinën e Lulzim Bashës. Pastaj pa makinën e Taulant Ballës, e qëlloi dhe atë. Pak më vonë gjithë “Rruga e Elbasanit” u boshatis, se u përhap panik që ka dalë njëri që qëllon njerëzit me vezë dhe miell.

    Ishte i çoroditur dhe sillej para oborrit të Kuvendit me dy trasta, një me miell dhe një me vezë, dhe godiste kë munde. Akte të tilla zakonisht ndesheshin tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit, ku një burrë rreth të 60-ve, Ver Llapa, me probleme psikike, gjuante çdo makinë që kalonte, me shkelma. Dhe ai për diçka protestonte, por meqë ishte vetëm dhe s’kishte njeri nga pas, qëllonte makinat me shkelm.Ju thoni qe nuk eshte ndertuar asnje incerenator.

    1. O shoku Palle, ke ngateru kaseten!
      Ketu flitet per plehrat qe po mbulojne Elbasanin e taksat qe vidhen!

    2. Nuk më pëlqen edhe mua Mul Noka, se edhe ai është si shumica e deputetëve socialistë që mendon e flet me mendjen e shefit.
      Ama që në Elbasan qenkan bërë male plehrash, këtë e besoj pasi në këtë qytet ka qenë Tao Palla që ka bërë dhjetra male plehrash të grupeve kriminale të trafikut të drogës.

  2. Plehrat na behen mal, parate u shkojne me thase.Mos kerkoni fajtorin, mafia, e kjo mafia jone eshte me e forte se keta, as Paket per te gjetur fajtoret.Populli paguan, mafi vjedh, do vjedhe, per ata ligji nuk egziston.Shembulli eshte ky parlament krimbash, guakesh, servile, te perdhunuar, e thone, jemi ne demokraci, kur ligjet e kushtetuta nuk egziston me.Ky, komentuesi i miellit, historian i gjerizit, e ka kuptuar a po jo, simboliken e Miellit, eshte pune e tije, por te personifikosh emerin, eshte poshtersi.Por, ti more larve gjerizi, ke kryetarin tuaj me skandalet, shfaqietkllouneske kudo, e nga do, thuaj, prano per ate nje here, pastaj interpreto se cfar na paska bere ky, Muli.Ju, ini per tu murosur, qe tu zhduket geni e fara, ore bije kriminelesh, sot drogmene, hajdute, bandite, terroriste, tradhetare.Pa le, na hiqeni si me pro perendimore, sot, keta filo ruso jugosllav te Mugoshes.

  3. Nën një titull “Mal me Plehra” duhet të jetë edhe një foto që tregon malin në fjalë. Sepse po flitet për mal këtu, nuk duhet të jetë e vështirë me i ba një foto.

  4. mes 2022 dhe muajve të parë të 2023 Syri ka kaluar një kontroll tatimor të thelluar, siç ndodh për shumë biznese me lëvizje financiare të dyshimta, dhe gjatë kontrollit u zbuluan në fakt një seri shkeljesh tatimore shumë të rënda. Shkelja e parë ka të bëjë me një qarkullim shumë të madh të parave cash (derdhje/tërheqje) që futen në shoqërinë pronare të Syri Tv e që quhet “3DS & AF Entertainment” dhe në OJF-në “Qendra për Informim të Hapur” e cila është ortake e vetme me 100% e Syri TV.

  5. E di ti malok se c ´eshte metafora? Po nga ta dish ti, pervec propagandes dhe genjeshtres nuk njef realitet tjeter.

  6. Fjala MALOK, nuk egziston ne fjalorin shqip,, ata qe e perdorin, e thone per ofendimSa per dijeni,,,, mal,,,me oke.Nga kjo ka dale nofka maloke.Por, ky person qe ka kete link perfaqesimi, duhet te jete ndonje katalizator i rregjimit te bijeve kriminele te pushtetit, patronazhist i thekur si ata qe ka mbi koke, por ne komete mbete guak, zvarrites si krimb gjerizi i sektit.

  7. BARSALETA

    Kopil-llëqe biblike

    Jozefi, i ati i Jezusit ishte marangoz, dhe ndër të tjera bënte edhe arkivole. Një ditë i shkon te punishtja e tij një familjar i Llazarit.
    Familjari i Llazit: Përshëndetje Jozef!
    Jozefi: Përshëndetje! Ç’e mirë të solli këtu!
    Familjari i Llazit: Një vaki! Ndërroi jetë Llazari sot, pak më parë.
    Jozefi: Ngushëllime,! Ç’thua kështu?! Si ndodhi? Ai dje qe mirë!
    Familjari I Llazit! Lëre aman! Jemi pikëlluar sa më s’ka! I ra si damlla lumadhit! Dëgjo! Unë kam ardhur të porosis një arkivol për Llazin. E di që ti je mjeshtër.
    Jozefi: Patjetër, pa merak. Për rreth një orë e ke gati.
    Familjari I Llazit: Dakord. Faleminderit!
    (Pas një ore familjari i Llazit shkon te Jozefi)
    Jozefi: Sa mirë që erdhe tani. Fiks në kohë. Sapo e mbarova porosinë tënde. E ke gati arkivolin.
    Familjari I Llazit: Lëre,anuloje porosinë! Ndodhi mrekullia! Llazari u ngjall!
    Jozefi: Çfarë? Si ka mundësi? Kush e ngjalli aman?!
    Falijari I Llazit: Yt bir, Jezusi! E falenderoj pamasë!
    Jozefi: Jezusi e bëri këtë? Ça idioti! Ky djalë do më lërë pa punë mua! Më tha Zoti që është bekim, por me sa shoh, më paska gënjyer! Si nuk gjeti një grua tjetër Zoti që të bënte fëmijën e vet! Marian time gjeti! Ça kopili! Kështu është kur s’ka shtet! Të kishte bërë një ligj kundër bigamisë! Dhe e shifte Zoti pastaj!

    1. Në rregull, por shumë e gjatë. U kuptua ku ishte thelbi që mga mesi, pastaj humbet efektin e barcoletës.

      Jam ateist gjithashtu.

  8. Po cfar tjeter doni te ini xhanem, nga gjaku jeni uje, nga kembet ku ju con diktatori, trute ne elektro shot, familjet kolektivce, perca e sudo, sa me shume mjero, ku te spiunoni, te vidhni, korruptoni, mashtroni, sundoni e sa e sa te zeza kini mbi kurriz, ju gomeret ateiste, qe jetoni ne hapsire, ju mund te ju thuhet fare qarte,,,kafshe me syrrat njeriu.

    1. O anonim paemër! Nga gjaku jemi ujë thua ti? Hajde bëjmë një analizë ADN aftësie e do shohim që do dalësh dobiç vetëm ti. Prandaj kujdes kur flet o gomar!

    2. O anonim paemër! Nga gjaku jemi ujë thua ti? Hajde bëjmë një analizë ADN atësie e do shohim që do dalësh dobiç vetëm ti. E kupton tani kush thotë të vërtetën, unë apo ti? Prandaj kujdes kur flet o gomar! Unë nuk pyes për diktator! Nuk pyes për Zotin tuaj imagjinar, diktatorin qiellor! Spiunimet dhe mashtrimet shko gjeji te komunizmi i dikurshëm. Unë jam për demokracinë. Unë them të vërtetën, për ata që duan apo që munden të kuptojnë. Për të budallenjtë e tjerë as më plas fare. E kuptove o debil paemër? Kafshë shko thuaji sat’ëme që të polli dobiç! Kafshë je vetë që beson broçkullat fetare perverse që bota është shtuar vetëm nga Adami dhe Eva me inçeste.

  9. opozita duhet ta kuptojë se nuk mund të vijë më në pushtet me kërcënime. Duhet ta kuptojë se edhe pse shqiptarët mund të jenë të pakënaqur në masë me Ekzekutivin, ata nuk janë as të marrë, as dritëshkurtër. Nuk do bëhen pjesë e dhunës së paralajmëruar mes rreshtave as më 20 shkurt, as me herët as më vonë. Në mbi tre dekada nga rënia e diktaturës, ata kanë pasur raste boll të mësojnë se kush fiton e përfiton nga telendisja e tyre dhe nuk do hidhen më në zjarr për llogari të askujt.

  10. Me thirrjen e patronazhistit te Lulit, kuptohet qartasi diversioni i vazhdueshem i tije, per te sfumuar kerkest e popullit opzitar ne drejtim te kesaj qeverije llumi, e deskritituar,e per te sabotuar protestat anti mafie.Kjo eshte qartazi ,servilizem ndaj sektit, vjedjes korrupsionit qe bejne e kane bere bijte e kurvit.Nga do presim ne, per permbysjen e pushtetit,nese populli ne pakenaqesite e vjedhjen qe i behet, ne deformimin e ligjit e te demokracise, me mire te vidhesh, dhunohesh, mashtrohesh, apo ti kerkosh e te luftosh per ato te drejta.Kjo behet vetem kur populli, opzita si rryme demokratike, me programe progresiste perendimore te zhvillimit te vendit e ekonomise, ne permiresimin e jetes se popullit fitohet vetem me kerkesa,protesta,der ne revolucion.Me shtimin e armiqeve keto jane imediate sot, qe vendi, politika te ndryshoi, ndryshe, keta pasardhes te rregjimit kriminal, po e cojne librin e historise politike ne faqet e para te inkuzicionit komunist, mizor, shtypes, por, ne forma, propagande me moderne.

  11. Replike per ateistin filozof, asnji presje siheq komen tit, ju jeni si grrupi LGB,,, afer kaafshezimit,nu dialogohet me ata qe skane e snjohin ATE.

    1. O anonim paemër! Unë e kam rrëzuar me fakte ATË, pra Zotin tuaj imagjinar. Nuk kam pse njoh kafshërirat e fesë , dhe perversitetet fetare të shtimit të botës me inçeste nga Adami dhe Eva. Ça nuk kupton ti? Unë kam fakte kurse ti broçkulla. Unë flas për të vërtetën dhe jam në dritë, kurse ti anonim në errësirë. Unë jam i lirë. Unë dyshoj dhe arsyetoj kurse ti jo. S’ke si flet me mua! Kafshërirat janë tuajat që besoni broçkullat fetare. Unë s’kam frikë nga diktatori qiellor imagjinar, kurse ti po. Problemi është i yti. Do jesh i shtypur gjithmonë nga diktatorët. Të paktën para se të komentosh, mendo një emër apo nickname për veten dhe jep argumenta kur do të komentosh, nëse ke dy pare mend. Nqs do të bësh thjesht sharësin ordiner si provokator analfabet, atëherë më mirë mos komento, rri dëgjo si dele, mundohu të kuptosh ndonjë gjë. Të vlen shumë. Sa për LGBT s’ka lidhje. Të mos pranosh broçkullat fetare nuk do thotë që lejon apo pranon perversitetet e LGBT. Ke plot homoseksualë që besojnë në Zot, edhe pse religjioni normalisht nuk e pranon homoseksualitetin. Prandaj, duhet të lexosh që të kuptosh më shumë, sidomos të dish diferencën mes së mirës dhe së keqes, përndryshe do të të duken gjërat njësoj, do të duken ateistët si komunistë, apo ateistë si kafshë, etj. Lexo, mëso, dysho, arsyeto. Përndryshe ngelesh thjesht një budalla. Dhe si budalla i tillë do jesh përherë delja e preferuar e diktatorëve dhe autokratëve.

    2. Edhe diçka tjetër o anonim paemër, që të kuptosh edhe diçka tjetër. Jezusi ka qënë komunisti i parë në tokë. Kurse kopshti i Edenit është shembulli “në epruvetë” se si Zoti (diktatori qiellor) e do popullin e vet, pra të rrethuar në një kopësht, të izoluar, (ashtu siç qe Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës), lakuriq (e të varfër) para Zotit (diktatorit), pra diktatori di gjithshka për ata. Adami dhe Eva nuk dinin diferencën midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, pra s’dinin diferencën mes së mirës dhe së keqes, dhe çdo që që do bënin duhet t’ua thoshte diktatori me urdhër. Nuk duhet të hanin mollën e dijes , pra mos të mësonin diferencën mes të mirës dhe së keqes. Duhej të ishin thjesht dy budallenj. Dhe diktatorët ashtu e duan popullin e vet. Dele idiote të bindura. Por njeriu është qënie me nevoja dhe prandaj Adami dhe Eva hëngrën mollën e dijes, mësuan të vërtetën, pra që ishin të vdekshëm, e filluan kishin turp që ishin lakuriq, dhe Zoti vetë i veshi pasi i nxorri nga kopshti.
      Pra ishte e gjitha një farsë, një diktaturë qiellore që ra brenda ditës. E vërteta triumfoi. Adami dhe Eva morrën lirinë. Diktatura ra. Me çfarë çmimi ? Do ishin të vdekshëm, pra e paguan me jetë? Jo. Ata që kur u krijuan ishin të tillë, pra njerëz prej kockash dhe mishi e gjaku, njerëz me nevoja. Sidoqoftë liria nuk ka çmim. Për atë jepet edhe jeta, pasi jeta ska kuptim pa lirinë. Historia e kopshtit të Edenit është përrallë simbolike shumë domethënëse, që duhet kuptuar duke arsyetuar. Për trushpëlarët që duan diktatorët se nuk jetojnë dot ndryshe, atëherë “burg të mbarë” në parajsën imagjinare!

      1. O ATEIST, ç’merresh kot e I jep shpjegime sharësave ordinerë anonimë këtu nëpër komente. Këta s’janë askushi, janë thjesht debila, ashtu iu thonë, atë shkruajnë, janë bashkimbuzukë partie apo feje. Ke Alfred Cakon përshembull që e marrin për të dhënë mend sikur është kokë e madhe (por është kokrra e debilit), e marrin nëpër ekrane TV, si te Top channel (TV që merrte pagesa nga inceneratorët) apo te ABC (ku pronar është vjehrri i Arbër Hajdarit) te Zonë e lirë e Çanit. Cako thotë që ka Zot dhe toka është e sheshtë, dhe dielli e hëna janë abazhurë të vendosur në firmament, pra te kupola qiellore, pra nuk rrotullohet toka rreth diellit , por rrotullohet dielli dhe hëna rreth tokës. Cako është me shkollë të lartë dhe ka qënë dikur deputet, dhe shiko si është katandisur për ca audiencë e ca para më shumë, bën rolin e debilit. Pse? Se ai e di që ka shumë gomerë si ai “besimtari” paemër më lart.
        Këta budallenj janë kontigjent perfekt për diktatura, apo për më shumë klikime , për audiencë. Janë dele trushpëlara lehtësisht të manipulueshëm, janë frikacakër. Ju lodhet truri po të logjikojnë, dhe njohin vetëm sistemin e frikës. Duan gjëra të thjeshta idioteske, ose mundësisht përralla me gomarllëqe. Prandaj mos harxho kohën me këta defiçenta analfabetë.

  12. shkrimi ndodhet ende në faqen kryesore edhe të portalit të familjes Berisha, pavarësisht se DASH konfirmoi vizitën e sekretarit Blinken në Tiranë.

    Tani e dimë që këta nuk kanë më turp, se kanë që prej shpalljes së Berishës “non grata”, që veç gënjejnë.

    Por këtë radhë shkuan aq larg, sa tani nuk flasin dot dhe kanë mbetur pa fjalë.

    Madje dhe kryezëdhënësi Lela, “njeriu i amerikanëve”Te gjithe maloket shpellkare qe komentojne ketu kane trute e serbit plak te pjerdhur salih,sa shume i ngjan pjellat e babait salih sa dhe kur qihen me njeri tjetri ngajne me salihun kur qinte sekretaren e vet aida shehu

  13. 16,51, vizitohu, se ke crregullime memorie, kujtese, e se je po e njejta larve e gjerizi me po te njejtin koment. Ndofta je i pasherueshem, por mbase te lehtesohet paksa strapacimi llogjik E thashe i pa sherueshem, sepse edhe politika sektit nga te tera anet po shkon sipas veprimeve e manovrave moniste, drejte amanetit te kriminelitEnver. Andaj si te tere ju krimbat e gjerizit rilindas, domosdo qe ti, dhe shpura e bijeve kriminele sot ligjeroje, percajne, mbjellin urrejtje,pa ua bemat qe bejne, kane bere pushtat e pushtetit, qe vetem ju dini ti beni.

  14. si denoncim brenda llojit apo familjes politike, akuzat e Ahmetaj ishin shumë larg impaktit që ka patur në publik vidiopërgjimi i Ilir Metës nga ish Ministri i partisë së tij, Dritan Prifti, në vitin 2010.Ty o shpellkar malok te falet se je dhe i lodhur duke shkerdhyer mamin motren vajzen vetem qe salihu te gezoje.

  15. Në datën 14.12.2021 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka dorëzuar një raport prokurorisë së Tiranës ”për referimin e veprës penale” duke kërkuar ”fillimin e procedimit penal ndaj subjektit ”Qendra per informim të hapur” me perfaqesues ligjor shtetasin Clirim Peka, pasi lindin dyshime se ka kryer veprën penale ”fshehje e të ardhurave” e parashikuar nga neni 180 i Kodit penal

  16. Prokuroria te zgjidhe ceshtjet e dosjeve te denoncuara me qindra te faktuara, vertetuara qe jane vjedhur miliarda nga ky pushte hajdut, nga taksat e ndihma europiane e asPaku as qe luan bithen, e zotrote me urdher politik, kerko qe ajo, prokuroria te haceshtje hetimi, Keto jane forma presioni, me tendenca politike regresive, qe brenda ka mbetje te veprimit sigurims ,se ata qe sulmojne partine e qeverine e sektit, shpallen armiq, e dine veta keta specialiste se me cmenyra ti vihen, edhe, ani, kundershtaret jane ne forme e rruge demokratike e ligjore.

  17. Kane komentuar ateistet, duke vleresuar ndricim mendor per njerezit, e qe na japin mendime faraonike, ne jemi zoti,,, gati sa nuk e thone, e bekerkan vrejtje ndaj besimtareve, i injorojne me zgjuaresine e djallit, realitetin e besi.it qe shumica njerezore i ka besuar e beson.Kundervenija qe behet me analogjine e fillim bibles, perpunimi, djallezor i saj Per ti dhene vlera ateizmit te tyre, se u bene dy, tregon megalomanine e intrigantin brenda karakterit per bindjen njerezore.Shembujt ne histori qe tregojne se ateistet, deformistet, te djallezuarit kane qene ata qe kane shkaterruar e prishur jeten njerezore.Shyqyr, qe ne bote nuk ka shume si ju, se ndricimi tuaj filozofik me faqet e para teBibles, interpretim i shtrember tendencioz, me ju ardhur mbrapa konceptit tuaj, njerezit i ketheni ne kafshe me intelekt,po kete e keni fituar e perkrahur ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *