• |
ide | kryesore

Dy shqiptarë e prisnin në aeroport, arrestohet rumuni me valixhen me para

Arkiva, Lajme, Të fundit
para



Një 24-vjeçar u kap në aeroportin Këln-Bon me para të falsifikuara me vlerë nominale gati 100 mijë euro. Kartëmonedhat ishin fshehur në fund të një valixheje bosh, siç njoftoi policia në Këln të premten.

24-vjeçari rumun, i cili po vinte nga Italia u arrestua përkohësisht nga autoritetet gjermane. Sipas informacioneve, oficerët e policisë federale janë vënë në dijeni për dy shqiptarë në një terminal aeroporti, të cilët ishin duke kërkuar të riun rumun me një foto në celular.

Në momentin që ka mbërritur 24-vjeçari rumun, policia ka ndërhyrë për ta arrestuar. Nga skanimi që iu bë valixhes u zbuluan edhe paratë e falsifikuara. Mediat gjermane shkruajnë se 24-vjeçari duhej të dilte para gjykatës të premten. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *