• |
ide | kryesore

Kërcënimi me jetë ndaj Kurtit/ Zyra e kryeministrit të Kosovës: Janë të lidhura me Beogradin

Lajme, Të fundit



Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar ditën e sotme për mediat në Kosovë pas kërcënimit ndaj Albin Kurtit. Ashtu siç u raportua nga mediat në Kosovë edhe Kryeziu theksoi që këta kërcënime janë të lidhura me Beogradin.

“Kryeministri Kurti ka qëndruar mbrëmë në Shkup pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmë fillimisht pati një darkë me përfaqësues të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PSE). Pastaj në mëngjes ishte i pranishëm në takimin rajonal pikërisht me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *