• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Anulohen tragetet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, probleme edhe në Vlorë

Lajme, Të fundit
Lundrimi drejt Barit anulohet



Lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas janë anuluar mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve tragetet që ishin planifikuar për t’u nisur sot do të lundrojnë mëngjesin e së dielës, rreth orës 6:00.  Ky vendim erdhi si rezultat i motit të përkeqësuar në te dyja anët e Adriatikut dhe dallgëzimit në det të hapur.

Edhe flota e peshkimit do të pezullojë përkohësisht aktivitetin deri në një njoftim të dytë.  Edhe kapiteneria e portit të Vlorës bën të ditur se anijet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk do të vijojnë punën normalisht. Po kështu është ndaluar lundrimi për mjetet e vogla lundruese përgjatë këtyre 3 ditëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *