• |
ide | kryesore

Acerbi i tregon gishtin e mesit tifozëve të Romës pas golit: arbitri nuk e pa, por gati prova TV

Sport
Acerbi



Francesco Acerbi ishte ndër protagonistët e mëdhenj të fitores së rëndë të Inter në fushën e Romës. Por mbrojtësi i zikaltërve ishte protagonist edhe i një gjesti shumë të shëmtuar, që kaloi thuajse pa u vënë re nga arbitri, menjëherë pas golit të tij. Sapo Acerbi shënoi golin e avantazhit fillestar për kryesuesit e kampionatit, mbrojtësi u tregoi gishtin e mesit tifozëve verdhekuq. Ndoshta ata e kishin vënë në shënjestër edhe për të kaluarën e tij te Lacio, por ky nuk është justifikim.

Sigurisht, aspak e bukur nga ana e lojtarit, i cili ka edhe precedentë për sjellje antisportive. Pak kohë më parë, ai festoi (me Dimarco) para fytyrës së Henry pas penalltisë së humbur nga veronezi në San Siro. Ashtu si në atë rast, megjithatë, vështirë që numri 15 i Inter të sanksionohet me skualifikim ose gjobë, përveç nëse Gjyqtari Sportiv nuk kërkon provën TV.

Lexo më tejThuram në pozicion jashtë loje, por ja përse goli i Inter është i rregullt, Cesari: “Vendim perfekt”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *