• |
ide | kryesore

Kush është kryekomandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase me reputacion si “Kasapi”

Arkiva, Planet
Kasapi



Me argumentin se kishte ardhur koha për një “udhëheqje të re të Forcave të Armatosura, Presidenti ukrainas, Zelenski, emëroi në postin e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës gjeneral kolonel Oleksandr Syrskiy-n. 59 vjeçari është vlerësuar për sukseset e shënuara në fushëbetejë por gjithashtu është përballuar jo pak me kritika për taktikën e përdorur për mbrojtjen e Bakhmutit.

Nofka e kryekomandantit të ushtrisë është kasapi. Kjo pasi kur ishte në krye të Forcës Tokësore gjatë gjatë betejës së përgjakshme 10-mujore në Bakhmut Syrsky mori vendime që çuan në viktima dhe në shkatërrimin e disa prej brigadave më me përvojë të Ukrainës, thanë ushtarët të cilët luftuan në vijën e frontit për Financial Times.

Ata thanë se gjenerali duhet të kishte urdhëruar një tërheqje taktike të forcave nga qyteti disa muaj përpara se Rusia ta pushtonte atë.
Jo pak analistë dhe ushtarë ukrainas thonë se qasja e tij taktike bazohet në stërvitjen ushtarake bazuar në doktrinën sovjetike dhe besojnë se emërimi i tij në këtë post nuk ka gjasa të sjellë qasjen e re që presidenti ka në mendje për të ndryshuar fatin e luftës.

Gjeneral Aleksandr Syrsky lindi në qytetin Vladimir, 200 kilometra larg Moskës. Ai u diplomua në një akademi të njohur ushtarake në Moskë ekuivalenti i akademisë West Point dhe Sandhurst-it në perëndim, më pas dhe u zhvendos në Ukrainë në vitet ’80. Sipas presidentit Zelenskit, ai luajti një rol të madh në mbrojtjen e Kievit.

Me herët Syrskiy, ishte një prej komandantëve kryesorë që udhëhoqi ushtrinë ukrainase në luftën kundër ofensivave të separatistëve të mbështetur nga Rusia. Pasi Rusia në shkurt të vitit 2022 nisi pushtimin e Ukrainës, në shtatorin e po atij viti Syrskiy udhëhoqi forcat e armatosura ukrainase në kundërofensivën e suksesshme për rimarrjen e kontrollit në rajonin e Harkivit. Gjeneral Syrsky ka mbajtur një profil relativisht të ulët në krahasim me paraardhësin e tij, gjeneral Zaluzhny, i cili shpesh jepte intervista për shtypin vendas dhe atë ndërkombëtar huaj.

Mediat ndërkombëtare dhe ato ruse shkruajnë se prindërit e kryekomandantit të luftës si dhe vëllai i tij Oleh, jetojnë në qytetin e Vladimirit në Rusi. Babai është një kolonel në pension në ushtrinë ruse. Në një intervistë për agejncinë Reuters Gjeneral Syrsky tha se Ukraina duhet të ndryshojë dhe përmirësojë strategjinë dhe taktikën e luftës nëse dëshiron të mposhtë forcat pushtuese ruse.

Syrskyi tha se luftimet përgjatë pjesës më të madhe të frontit lindor janë të ashpra dhe se forcat ruse po sulmonin vazhdimisht në disa pjesë ku ushtria ukrainase po kryen disa kundërsulme të vogla. “Ne po mbrojmë aktivisht por nuk jemi vetëm në pozicion mbrojtje ne disa drejtime po kalojmë edhe ne ofensivë , dhe armiku e di këtë tha ai për Reuters. Pavarësisht ritmit rraskapitës të luftës, Syrskyi, u shfaq optimist.

I pyetur nëse mund të ketë një pikë kthese në luftë në favor të Ukrainës, ai u shpreh se ka gjithmonë shance vetëm se duhet t’i gjejnë dhe t’i përdorin ato. Kryekomandanti i ushtrisë tha se ishte “e pamundur” që Rusia të kishte ndërtuar mbrojtje të fuqishme kudo dhe se gjithmonë kishte pika të dobëta. Kundërofensiva e Kievit u pengua vitin e kaluar nga linjat mbrojtëse, duke përfshirë barrikadat, llogoret dhe nga fushat tejet të minuara të vendosura nga Rusia për muaj me radhë.

Ndryshimet në postet kyçe ushtarake ukrainase ndodhën në një kohë kritike për Ukrainën, e cila tani po përballet me mundësinë që të mos marrë një ndihmë të rëndësishme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, pasi që ligjvënësit republikanë kanë bllokuar paketën e ndihmës për Kievin në vlerë 60 miliardë dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *